E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, 19-vjeçari tenton të përdhunojë të sëmurën

 

TEPELENE - Një adoleshent tenton të përdhunojë të sëmurën mendore 42-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arrëz e Madhe në rrethin e Tepelenës pasditen e së hënës. S.Ismailaj, 19-vjeçari nga i njëjti fshat, ka shkuar në shtëpinë e prindërve të gruas 42-vjeçare K.S., e cila njihej si person me aftësi të kufizuara të shëndetit mendor dhe duke përfituar nga mungesa e familjarëve të saj, i kërkoi të dilnin së bashku për të biseduar një çështje me rëndësi jetike. Ka qenë kjo forma e mashtrimit, e përdorur nga adoleshenti për të nxjerrë të lirë të sëmurën mendore nga banesa ku ngujohej dhe nuk dilte prej mjaft kohësh. Rrugëtimi i tyre nuk ka zgjatur shumë, por afër shtëpisë së prindërve të saj Ismailaj ka gjetur një banesë të braktisur. Zhurmat që lëshonte gruaja si dhe frika se mos ktheheshin familjarët e saj detyruan 19-vjeçarin të largohej. Denoncimi në polici ka ardhur dy orë më vonë, çka vuri në alarm uniformat blu të Tepelenës, duke u vënë në ndjekje të adoleshentit agresor. Pas katër orësh kërkimesh, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të hënës, është bërë e mundur që të ndalohet S.Ismailaj, ndërsa ishte fshehur në një banesë të fshatit. Policia e Tepelenës ka kryer veprimet e para hetimore duke e arrestuar për veprën penale të marrëdhënies seksuale me persona të pazot për t’u mbrojtur mbetur në tentativë.                                                                 p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›