E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëmben ish të fejuarën, e përdhunon dhe tenton ta vrasë

 

TIRANE - Ndarja nga i fejuari i ka kushtuar jo pak një 18-vjeçarje nga Shkoza e Tiranës. Djali me të cilin deri pak muajsh kishte planifikuar të kalonte jetën, e ka rrëmbyer vajzën në sy të babait të saj, e ka hipur me forcë në makinë, e ka përdhunuar dhe më pas ka tentuar ta vrasë. Fatmirësisht njoftimi në kohë i oficerëve të policisë nga babai i vajzës, i cili ka qenë i pranishëm në momentin e rrëmbimit, i ka shpëtuar jetën adoleshentes me iniciale I.S. Burime nga policia thanë se ngjarja ka nisur mbrëmjen e së hënës në Shkozë të kryeqytetit, pranë shtëpisë së vajzës. Ermal Gjoni, 21 vjeç, i cili ende nuk ishte pajtuar me idenë e ndarjes nga e fejuara, ka vendosur të hakmerret për vendimin që ajo kishte marrë dhe i ka shkuar në shtëpi duke i kërkuar me urdhër dhe me kërcënime që të dilte. Vajza ka dalë e shoqëruar nga babai i saj, por në këtë moment Gjoni e ka shtrënguar nga krahu duke e futur me forcë në automjetin e tij. Babai i vajzës, për shkak të moshës së thyer nuk ka mundur që ta ndalojë, pavarësisht thirrjeve për ta lënë të lirë të bijën dhe i gjendur përballë kësaj situate ka njoftuar menjëherë sallën operative. Brenda pak sekondash një automjet policie nga Komisariati nr.1 është nisur në drejtim të Shkozës, për t’i kthyer lirinë vajzës së rrëmbyer. Por gjërat janë përkeqësuar edhe më shumë për 18-vjeçaren I.S. Ish i fejuari i saj Ermal Gjoni, i cili fillimisht i ka thënë që do të pinin një kafe për t’u sqaruar rreth ndarjes së tyre, e ka dërguar atë në një lokal dhe më pas në katet e sipërme të tij është futur në një dhomë moteli. Pasi e ka rrahur duke e goditur me grushte dhe mjete të forta, ai e ka përdhunuar. Por hakmarrja e tij nuk ka përfunduar me kaq, ka marrë jastëkun dhe ia ka vënë në kokë duke i bllokuar të gjitha rrugët e frymëmarrjes, me qëllim për ta mbytur. Në këtë moment ndërhyrja e policisë ka qenë decizive për jetën e 18-vjeçares, pasi Ermal Gjoni është kapur në flagrancë duke tentuar ta vriste dhe është arrestuar.                  e.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›