E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapteri i ushtrisë në bandën e trafikut

 

TIRANE - Një Kapter i Forcave Ajrore u arrestua dje nga oficerët e Antitrafiqeve të Tiranës, me akuzën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit ndaj personave të trafikuar në Greqi. Policia tha se gjatë operacionit të koduar “Kapshtica” në pranga kanë përfunduar edhe dy ndihmësit e ushtarakut në trafikun e klandestinëve. Hetimet ndaj të arrestuarve kanë nisur disa muaj më parë. Pas mbledhjes së provave, dje policia ekzekutoi vendimet e Gjykatës së Tiranës, e cila më 5 nëntor vendosi masën “arrest me burg” për ushtarakun Bilal Aliaj, 31 vjeç, si dhe bashkëpunëtorët e tij, 32-vjeçarin Kreshnik Dunga e Bashkim Brahimin, 22 vjeç, të gjithë banues në Kamëz të kryeqytetit. Specialistët e Antitrafiqeve përgjatë tre muajve, dokumentuar implikimin e të arrestuarve në të paktën tri raste në periudhën shtator-tetor, kur ata kanë trafikuar klandestinë, nga Tirana, në drejtim të Korçës e më pas në Greqi. Kalimi i kufirit është bërë nëpërmjet pikës së Kapshticës. Hetuesit dyshojnë se të arrestuarit mund të kenë kaluar ilegalisht në kufi edhe të paktën 40 personave të tjerë.                                        e.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›