Gjykata kerkese Ministrise dhe per te denuarin Sokol Kociu
Tirane- Gjykata e Tiranes ka pezulluar perkohesisht te gjitha kerkesat per lirim me kusht, apo ulje denimi. Shtyrjet e te gjitha ketyre proceseve, kane ardhur per arsye se gjykata eshte ne pritje te pergjigjeve qe do te mberrijne nga Ministria e Drejtesise, lidhur me personat qe do te perfitojne nga Sherbimi i Proves. Ky fakt u be i ditur gjate seances gjyqesore ne ngarkim te te denuarit Sokol Kociu. Gjyqtari Arben Micko, i ka bere me dije te pandehurit Kociu qe pavaresisht se prokurori i ceshtjes, nuk ishte paraqitur ne seance, gjykata i kishte derguar nje kerkese Ministrise se Drejtesise, per te pare kriteret e perfitimit apo jo, nga sherbimi i proves. Nga ana tjeter gjykata i ka sqaruar te pandehurit, se te gjitha proceset qe jane ne Gjykaten e Faktit, jane pezulluar ose jane shtyre ne pritje te nje pergjigje nga ana e Ministrise. Nga ana tjeter, te pandehurit Kociu i eshte bere me dije se kjo zyre nuk eshte ngritur ne Ministrine e Drejtesise, por procesit te tij do t'i jepet zgjidhje ne fund te muajit qe vjen. Deri me sot ne Gjykaten e Tiranes, jane depozituar 34 kerkesa per ulje denimi dhe lirime me kusht, per te cilat eshte zhvilluar nga nje seance apo pritet te nisin te shqyrtohen. Gjithcka do te vazhdoje te ngelet e pezulluar, derisa nga Ministria e Drejtesise t'i jepet udhe fillimit te Sherbimit te Proves. Rreth nje muaji me pare Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, i ka vene ne dispozicion Ministrise se Drejtesise te gjitha kriteret, qe duhet te permbushe nje i denuar per te perfituar nga Sherbimi i Proves.
R.Caushaj
Kriteret
Kriteri baze, qe duhet te permbushe nje i denuar, per te perfituar nga denimet alternative, eshte pikerisht figura e vepres penale, rrezikshmeria shoqerore, aftesite profesionale, mosha, gjendja shendetesore, puna e zakonshme e te denuarit, detyrimet familjare dhe kushte te tjera te rendesishme.
R.Caushaj
Kriteret
Kriteri baze, qe duhet te permbushe nje i denuar, per te perfituar nga denimet alternative, eshte pikerisht figura e vepres penale, rrezikshmeria shoqerore, aftesite profesionale, mosha, gjendja shendetesore, puna e zakonshme e te denuarit, detyrimet familjare dhe kushte te tjera te rendesishme.