E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti per divorc, jepen 28 vjet burg

Konflikti per divorcin iu ka kushtuar 28 vjet burg tre vellezerve dhe te atit te tyre. Gjykata e Tiranes shpalli fajtore dhe denoi me nga 9 vjet burg, dy vellezerit Bledar dhe Armand Zaka. Per vellane e tyre me te vogel, Nertil Zaka dhe per te atin, Izmirin, te cilet po gjykoheshin ne gjendje te lire, gjykata dha denimin e saj me nga 5 vjet burg secili. Po ashtu trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Kreshnik Omari, theksuan se i pandehuri Nertil Zaka per shkak te moshes se tij te vogel, nuk duhet te kryeje asnje veper tjeter penale gjate ketyre dy viteve. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Tiranes ka rezultuar se ngjarja, per te cilen edhe u denuan kater te pandehurit, e ka zanafillen e saj ne fillim te vitit 2007, kur djali i familjes Zaka dhe nusja e tij nga familja Oshafi, paten nje keqkuptim mes tyre per shkak se nuk po arrinin te lindnin femije. Kjo situate nuk zgjati shume dhe cifti i bashkeshorteve, perfundoi ne divorc. Sipas hetimeve, ne ditet e para te muajit shkurt 2008, dy familjet paten nje perleshje me thika mes tyre cka u be shkak per pese te plagosur rende, te cilet perfunduan ne Spitalin Ushtarak. R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›