E veja e Trebickes, kerkon pasurine e te birit
Tirane- E veja e Kosta Trebickes, i eshte drejtuar serish Gjykates se Tiranes. Nepermjet nje kerkese, bashkeshortja e dyte e ish-deshmitarit kyc te dosjes "Gerdeci", Brunilda Trebicka, kerkon nga gjykata, administrimin e pasurise se djalit te saj 11 vjec, deri sa ai te arrije moshen madhore. Biznesmeni kishte si pasuri te tij shoqerine "Xhoi", e cila ka si trashegimtare, gruan e tij te dyte, Brunilden, vajzen me gruan e pare dhe djalin me gruan e dyte qe eshte vetem 11 vjec. Duke marre parasysh moshen, e veja kerkon qe me vendim gjykate, ajo te kryeje veprime nga pasuria e te birit te saj, i cili nuk mund te kryeje veprime ligjore me banken, deri sa te mbush moshen madhore. Dje ne Gjykaten e Tiranes eshte zhvilluar edhe seanca e pare pergatitore. Perfaqesuesi ligjor i te vese, Sokol Puto ka paraqitur pretendimet e tij para gjykateses se ceshtjes Elona Gjoka. Nje tjeter ngerc, qe ka ne pasurine e Trebickes eshte edhe nje kredi prej 880 mije eurosh, te cilat jane marre ne banke ne llogari te shoqerise "Xhoi". Bashkeshortja Brunilda, kerkon qe te marr pelqimin nga ana e gjykates per te administruar pasurine e djalit dhe me pas te rinovoje kete kredi, e cila aktualisht ka mbetur e pashlyer ne pjesen me te madhe te saj. Pasuria e Kosta Trebickes me vendim te marre nga gjyqtari Ilir Mustafaj, pas vdekjes ne vitin 2008 eshte ndare ne tre pjese. Por, Brunilda ka te drejte te administroi vetem pjesen e saj dhe te djalit te saj. Nderkohe qe per pjesen e vajzes ajo nuk mund shprehet, pasi vajza eshte madhore dhe mund ta administroi vete, ose me ane te nenes se saj me te cilen edhe jeton. Ne seancen e djeshme, gjykata ka marre vetem te dhenat si dhe pretendimin e pales kerkuese, per te kaluar ne seance gjyqesore. Pritet qe vendimi te jepet brenda pak diteve. Shoqeria "Xhoi" vazhdon te funksionoje, por per te rinovuar kredine e marr ne banke, bashkeshortes se tij i duhet te marre pelqimin nga gjykata per te administruar pjesen e djalit dhe te kryej veprime ne banke, ne emrin e tij.
Redinalda Caushaj
Pasuria
Pasuria e biznesmenit Kosta Trebicka, me vendim gjykate i ka kaluar tre familjareve te tij, vajzes se tij me gruan e pare, djalit me gruan e dyte, si dhe bashkeshortes se dyte. Pasuria u nda me vendim gjykate te dates 13 tetor te vitit te kaluar, ne tre pjese te barabarta.
Vdekja
Trebicka humbi jeten tragjikisht me 12 shtator te vitit te kaluar, ku u perfshi ne nje aksident ne Korce. Eksperti amerikan i policise se Virxhinias, Kevin Teter i cili kreu edhe hetimet ne lidhje me vdekjen e Trebickes, percaktonte se mjeti me te cilin udhetonte ai ka marre nje kthese te forte dhe me pas, eshte batuar ne anen e djathte. Per pasoje ajo ka rene, duke zene poshte ate.
Denoncimi
Trebicka ishte personi i cili denoncoi trafikun e armeve nga vendi yne ne drejtim te Afganistanit, me porosi te Pentagonit. Pas denoncimit si dhe te disa bisedave telefonike te bera publike, Prokuroria e Pergjithshme nisi hetimet e saj per trafikun e armeve.