E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthen bombola e gazit, vdes i moshuari

ELBASAN - Nje i moshuar ka gjetur vdekjen tragjikisht, pasi nje bombol gazi ka shperthyer teksa ai po perpiqej ta ndizte e te gatuante. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme ne lagjen "28 Nentori" afer Drejtorise se KESH-it, ne Elbasan. Hyqmet Hysi, 75 vjec eshte viktima e shperthimi te gazit qe me pas ka marre flake, duke shkrumbuar banesen. Nga deshmite e mbledhura eshte mesuar se, ai ishte perpjekur te ndeze gazin per te gatuar, por flaka i ka shperthyer ne fytyre dhe presioni i gazit e ka perplasur duke i shkaktuar vdekjen. Edhe pse fqinjet pasi kane degjuar shperthimin kane vrapuar ta ndihmojne, per te nuk ka pasur asnje mundesi.

Zjarrfikesve nuk i ka mbetur tjeter vec te shuanin zjarrin dhe te kerkonin nderhyrje per te transportuar kufomen e te moshuarit, i cili jetonte vetem. Zjarrfikesit deklarojne si version te kesaj ngjarjeje, shperthimin e bomboles se gazit. Nje grup ekspertesh ka mberritur ne vendin e ngjarjes per te verifikuar rrethanat e shperthimit dhe shkakun. Nga fqinjet e familjes deklarohet se i moshuari jetonte vetem dhe se gatuante me gaz, si te gjithe. Policia ka nisur hetimet dhe sot pritet qe te dale dhe shkaku i vertete qe coi ne shperthimin e zjarrit dhe me pas, vdekjen e te moshuarit. F. Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›