Dy prej te arrestuarve u kapen ne Berat
BERAT- Dy prej personave qe ndodhen ne listen me 26 emra te ketij grupi, u arrestuan ne tetor te ketij viti ne qytetin e Beratit. Te rinjte Muhamed Murrani, 20 vjec dhe E.D, 17 vjec, kishin vendosur te kalonin nje fundjave ne qytetin e Beratit, duke perdorur per shpenzim para false. Dy adoleshentet, njeri nga Tirana dhe tjetri nga Kavaja, kane rene ne prangat e policise, pasi u jane bllokuar disa kartmonedha prerje 2000 lekesh false. Ata u arrestuan ne qender te qytetit, ndersa dilnin nga lokali i radhes. Sipas policise ne momentin qe kane mberritur ne Berat, dy te rinjte kishin pasur me vete 30 kartmonedha te falsifikuara 2000 lekeshe, pese prej te cilave kishin arritur t'i shpenzonin pjeserisht ne pese lokale. Ne momentin e ndalimit atyre u jane bllokuar ne cilesine e proves materiale 25 te tilla.