E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet me arme kazinoja, 3 ne pranga

Korce-Brenda disa diteve ndodh grabitja e trete e armatosur ne qytetin e Korces. Kete here objektivi i grabitesve ka qene nje pike e lotove sportive, ku jane grabitur 120 mije leke. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 20.00 te se premtes ne qender te qytetit te Korces, shume prane agjencise se autobuseve. Sipas policise, tre persona te maskuar dhe te armatosur, kane hyre ne piken e lotove sportive "Bet 07" ne lagjen nr.7 te qytetit dhe nen kercenimin e nje pistolete, kane marre nga arka e lotarise shumen prej 120 mije lekesh. Menjehere pas marrjes se informacionit, forca te shumta te policise jane organizuar per gjetjen dhe kapjen e autoreve te kesaj ngjarjeje. Drejtues ne policine e Korces, bene te ditur se pas nje pune te shpejte, u be e mundur te identifikohen dhe te arrestohen personat e dyshuar per kete ngjarje. Ata jane Ledion Metollari 27 vjec, Gjergji Grazhdani 24 vjec, si dhe Fatjon Karafili 25 vjec, te tre nga qyteti i Korces. Ne cilesine e proves materiale, policia ka sekuestruar nje automjet tip "BMW" me targe KO 0661B, e perdorur nga autoret per t'u larguar nga vendi i ngjarjes, sasia prej 120 000 leke qe jane vjedhur nga autoret ne piken e loto sport, nje pistolete model 57, kaliber 7.62 mm, si dhe 8 cope fisheke te njejtit kaliber. Gjithashtu jo larg vendit te grabitjes, policia ka gjetur edhe mbetje nga rrobat e djegura, te cilat autoret i kishin perdorur gjate grabitjes. Burime zyrtare te policise lokale thane se gjate arrestimit, autoreve iu gjet edhe nje sasi lende narkotike e llojit kanabis sativa. Te arrestuarit njihen si persona me precedente penale. Pas arrestimit ata do te hetohen edhe per nje sere ngjarjesh te tjera kriminale, qe kane ndodhur ne qytetin e Korces. Kjo eshte grabitja e trete e armatosur ne qytetin e Korces, brenda pak kohesh. Ndersa per grabitjen e kazinos "Admiral", u arrestuan autoret , te cilet ishin punonjesit e kazinos, per policine ngjarje e pazbardhur eshte grabitja e njesise "Western Union", e cila ndodhi javen e pare te ketij muaji ne qender te qytetit te Korces, ku mbeti i plagosur edhe nje punonjesi i saj.

Te arrestuarit
Ledion Metollari, 27 vjec
Gjergji Grazhdani, 24 vjec
Fatjon Karafili, 25 vjec

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›