E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy projekte fituese për Zogun e I-rë

http://www.youtube.com/watch?v=H5uKXsItjjE

Prezantimi i projekteve

Bashkia e Tiranës ka vlerësuar me pikë të barabarta projektet e dy kompanive për zgjatimin e bulevardit të kryeqytetit Zogu i I-rë. Projekti fitues do të zgjidhet mes asaj të paraqitur nga studio DAR Group Turkey & United Kingdom dhe The Netherlands, Grimshaw Architects.

Kreu i bashkisë, Lulzim Basha ka bërë të ditur se projekti për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e Lanës do të përzgjidhet pas konsultimeve me qytetarët dhe grupet e interesit.

Duhet të përzgjedhim si juri për ti hapur rrugë përzgjedhjes përfundimtare që do të bëhet duke përfshirë në vendimmarrje qytetarët e Tiranës, grupet e interesuara në nivel kombëtar dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, tha Basha.

Për planin e Bashkisë së Tiranës për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Lanës paraqitën projekte shtatë kompani arkitekturore. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›