E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama i përgjigjet Berishës: Unë ciu-ciu, ai ham-ham, ky është ndryshimi mes qytetarisë dhe barbarisë

Edi Rama - Sali Berisha

Lideri i opozitës i është kundërpërgjigjur kryeministrit pas gati një muaj. Në mbledhjen e grupit të parlamentar të Partisë Demokratike të datës 20 shkurt, Sali Berisha duke iu referuar përballimit të situatës së krijuar nga reshjet e dëborës akuzoi Edi Ramën se po bën vetëm postime në rrjetin social Tuiter dhe nuk po prek nga afër realitetin.

Ky dimër i veçantë për këtë gjysmë shekullin e fundit testojë funksionimin e institucioneve dhe administratë shtetërore. Testi i kapërcye me seriozitet të madh, tha Berisha. Të bësh pesë herë në ditë ciu-ciu dhe të shkosh të prekësh me dorë ata njerëz është gjë tjetër, u shpreh atëkohë Berisha.

Sot, Edi Rama është kundërpërgjigjur në profilin e tij në Tuiter. Përgjigja e tij ishte se ai bën ciu-ciu ndërsa Berisha ham-ham dhe se ky është ndryshimi mes qytetarisë dhe barbarizmit. ”Ndryshimi mes ciu-ciu-t dhe ham-ham-it është ndryshimi mes qytetarisë dhe barbarisë”, shkruan Rama në Tuiter. /F.Stafa/

*   *  *

Berisha: Ne përballuam dëborën, Rama bëri ciu-ciu

Sali Berisha edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka sulmuar përsëri kryetarin e opozitës Edi Rama. Këtë herë duke folur për situatën e krijuar nga reshjet e dëborës, ai tha se institucionet reaguan me seriozitet ndërsa lideri i opozitës shkruante në profilin e tij në rrjetin social.

Ky dimër i veçantë për këtë gjysmë shekullin e fundit testojë funksionimin e institucioneve dhe administratë shtetërore. Testi i kapërcye me seriozitet të madh, tha Berisha. Të bësh pesë herë në ditë ciu-ciu dhe të shkosh të prekësh me dorë ata njerëz është gjë tjetër, shtoi ai duke shënjestruar kreun e opozitës.

Berisha u shpreh se Rama kishte dhënë urdhër deputetëve që të mos vizionin zonat e prekura. Shpreh dhimbjen time që në disa qarqe më raportuan se asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk i kishte vizituar. I garantoj qytetarët shqiptarë se kjo ka ndodhur mbi bazën e një urdhri absurd të dhënë nga kryetari i tyre dhe jo se nuk kanë dashur të vizitojnë zonat në vështirësi, tha kreu i PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›