Të dënuarit ankohen te ministri Alibeaj
Kërkesat e të burgosurve të Burrelit për kushtet dhe mënyrën e trajtimit. Pas trazirës, Alibeaj takohet me 237 të dënuarit e Burgut të sigurisë së lartë
Laureta Rryçi
Tiranë - Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, është nisur dje drejt Burgut të sigurisë së lartë në Burrel pas trazirave të një dite më parë në këtë burg. Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë pohuan dje për gazetën “Albania” se kësaj radhe ministri ka preferuar t’i dëgjojë vetë shqetësimet të burgosurve, që prej disa ditësh kanë ditur të tërheqin vëmendjen e zyrtarëve të lartë. Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar dje duke dhënë dhe versionin zyrtar për incidentet e kohëve të fundit. Në këtë mënyrë, zyrtarët e Burgjeve ia kanë faturuar shkakun e këtyre ngjarjeve dy të dënuarve.
Vizita
Ministri Alibeaj ka realizuar dje një takim me të gjithë të dënuarit, duke u njohur me të gjitha kërkesat e tyre. Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë shpjeguan se kryesisht kërkesat e tyre konsistonin në pretendimin se ishte ushtruar dhunë fizike. Të dënuarit i kërkuan ministrit dhe përmirësimin e kushteve. Të dënuarit bllokuan frigoriferët dhe tentuan të digjnin qelitë në shenjë proteste për ndëshkimin e tre të burgosurve, dy prej të cilëve të mbyllur në izolim, ndërsa i treti i transferuar në Burgun e Tepelenës. Ngjarja ndodhi mesditën e dy ditëve më parë, në seksionin B të këtij burgu, ku vetëm pak javë më parë mundën të arratiseshin dy të dënuar me burgim të përjetshëm, të cilët ranë sërish në pranga. Izolimi i të dënuarve, Hajri Losha dhe Guri Dumani, të cilët kishin goditur dy punonjës policie, si dhe transferimi i Emiljamo Reçit, ka rebeluar pa masë të dënuarit, të cilët janë hedhur në protestë.
Reagimi
Drejtori i Burgut, Beqir Metani, është shprehur për ngjarjen se kemi të bëjmë me një incident të vogël me dy të dënuar që goditën punonjësin e policisë. Por sapo ata janë dërguar në izolim, të dënuarit e tjerë kanë ndezur një petrogaz dhe e kanë hedhur në korridorin e seksionit. Ai nuk e pranoi faktin se ndaj të dënuarve është ushtruar dhunë. Por në fakt, versioni zyrtar kundërshtohet ashpër nga të dënuarit. Burgu i Burrelit është në rikonstruksion të pjesshëm. Kjo ka krijuar disa vështirësi përsa i përket ndryshimit të qelive të disa të burgosurve. Në Burgun e Burrelit ndodhen 236 të dënuar dhe 42 të paraburgosur. Nga këta, 176 të dënuar janë të sigurisë së lartë. Sipas njoftimit nga burgjet shkaku i këtyre incidenteve ka ardhur si pasojë e zbatimit të Rregullores së Brendshme të Burgjeve, ku Hajri Losha dhe Guri Dumani kanë refuzuar zbatimin e rregullores dhe nënshtrimit të apelit. Për këtë, është marrë masa e izolimit ndaj këtyre personave, dhe ka filluar procedimi penal kundër tyre.
Krimet e Rënda, 35 vite burg për trafik droge
Tiranë - Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë dënoi dje me 35 vite burg gjithsej tre të akuzuar për prodhim dhe shitje te lëndëve narkotike. Vendimi ndaj Artan Aliajt, Dejvis Kolecit dhe Myrteza Bejos u shpall sot nga trupi gjykues që drejtohej nga gjyqtari Fran Prendi. Artan Aliaj dhe Dejvis Koleci u dënuan me nga 12 vjet burg, kurse Myrteza Bejo u dënua me 11 vjet burg. Tre të dënuarit u arrestuan rreth një vit më parë, pas një operacioni të Drejtorisë së Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Tiranë. Fillimisht u arrestua 28-vjeçari Artan Aliaj, i cili u kap në flagrancë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, me rreth 10 kilogramë heroinë, si dhe 4 kg e 960 gramë pluhur përzierës i lëndës narkotike. Lënda narkotike u gjet në makinën tip “Audi A3”, me targë BR 9897 A, në pronësi të Aliajt. Në vazhdimësi të atij operacioni, policia arrestoi dhe Dejvis Kolecin dhe Myrteza Bejon, bashkëpunëtorët të 28 - vjeçarit Aliaj.
Prokuroria çon për gjykim ish - inspektorin e Ministrisë së Bujqësisë
TIRANË - Prokuroria e Tiranës u ka dhënë fund hetimeve në ngarkim të ish-inspektorit të Ministrisë së Bujqësisë, Murat Shehu, i cili akuzohet për “korrupsion të personave që ushtrojnë funksione publike”. Burime zyrtare nga prokuroria bënë të ditur të martën se dosja penale në ngarkim të këtij personi i ka kaluar për shqyrtim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Sipas burimeve të mësipërme, shtetasi Murat Shehu akuzohet se ka tentuar të marrë ryshfet nga një biznesmen lulesh për dhënie licence. Ish-inspektori i Ministrisë së Bujqësisë u arrestua disa muaj më parë nga forcat e seksionit të Antikorrupsionit në Policinë e Tiranës, pas urdhër-ndalimit të lëshuar nga Prokuroria. Ndërkohë, në Gjykatën e Tiranës pritet të nisë procesi gjyqësor ndaj tij.
Akuzohet për trafik fëmijësh, organi i Akuzës kërkon për të 12 vjet burg
TIRANË - Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë kërkoi të martën 12 vjet burg për të pandehurin Sokol Ruko i akuzuar për “trafik të të miturve”. Në seancën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda prokurori i çështjes paraqiti konkluzionet përfundimtare të gjykimit në ngarkim të Sokol Rukos, i cili akuzohet se ka trafikuar në Itali dy të mitur, të cilët më pas i ka shfrytëzuar si lypës, për rreth shtatë muaj. Sipas kërkesës për gjykim, Ruko është kallëzuar në policinë e Fierit në datë 21 shtator të vitit 2006, nga shtetasi G. M. Në këtë kallëzim shtetasi G. M., shpjegonte se ai dhe vëllai i tij B. M kaluan kufirin së bashku me të pandehurin Ruko, rreth muajit tetor të vitit 2002. Duke përfituar nga njohja me familjen e të dëmtuarve, Ruko i ka premtuar të atit të djemve se do t‘u gjente punë dhe një pjesë të fitimeve do t’ia dërgonte familjes së tyre (dy djemve). Por të nesërmen e mbërritjes në Itali i pandehuri i ka marrë të dy vëllezërit dhe i ka nxjerrë në rrugë për të lypur.
30 Prill 2008