E Diel, 1 Nëntor 2026

Dalipi: Qeveria të marrë masa për të frenuar krizën e çmimeve



Deputeti i Partisë Socialiste Alfred Dalipi ka komentuar paralajmërimet më të fundit të bëra nga Banka e Shqipërisë dhe Banka Botërore, për krizën e re të çmimeve që po i kanoset vendit. Në një konferencë për shtyp, Dalipi fajësoi si shkaktare të kësaj krize, qeverinë shqiptare, e cila jo vetëm që nuk ka inkurjuar fermerët vendas, por edhe i ka penguar ata.
“Vendit po i troket një krizë e re çmimesh ndoshta më e forta në 18 vitet e fundit. Sot në vend nuk po mbillet, nuk po vaditet, nuk po kreditohet, nuk po subvencionohet nga shteti, nuk ka politika fiskale për produktet baze, nuk po investohet ne teknologji bujqësore, nuk po i kushtohet vëmendje infrastrukturës, nuk ka konsulencë bujqësore, nuk ka ide për zhvillim të qëndrueshëm dhe me e keqja fermerët në masë ndihen të kërcënuar nga tokat e paregjistruara. Nuk është çudi që vendi të kërcënohet me uri. Pasi Berisha varfëroi fshatin, fshati po i kthen reston”, u shpreh Dalipi. Deputeti socialist kërkoi në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste paraqiti disa kërkesa, realizimi i tyre do ti shërbente zgjidhjes së krizës që rrezikon vendi. Në emër të grupit parlamentar të PS, kërkojmë që
kryeministri Berisha t’i kthehet me vëmendje programit qeveritar.
Që të merren masa të menjëhershme financiare dhe fiskale nga qeveria për produktet bujqësore. Të nxitet prodhimi vendas bujqësor duke rikonceptuar nga e para subvencionimin.
Qeveria të shtojë masën ë ndihmës financiare për sektorin agro-ushqimor. Të marrë masa për të shmangur politikat selektive në subvencionimin e programeve mbi bujqësinë dhe keqpërdorimin e fondeve nga donatorët e huaj. Gjithashtu kërkojmë subvencionimin e plotë të vlerës së TVSH që fermerët paguajnë për produktet bazë të prodhimit”, u shpreh Dalipi.

30 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›