Tragjedia e Gërdecit, Ministria e Financave gati dëmshpërblimet
Rreth 3825 persona përfitojnë mbi 1 miliard e 559 milionë lekë. Mbi 844 milionë lekë kanë kaluar në llogaritë e 1500 shtetasve
Ervin Koçi
Ministria e Financave ka nisur dje nga dhënia e dëmshpërblimeve për banorët e prekur nga tragjedia e shpërthimit të fshatit Gërdec të Tiranës më 15 mars 2008. Burime zyrtare nga kjo ministri bënë të ditur dje se rreth 844 milionë lekë, kanë kaluar në llogaritë personale të 1500 shtetasve të dëmtuar nga shpërthimi në Gërdec.
Sipas Ministrisë së Financave, specialistët e thesarit në këtë ministri po përgatisin dhe listën prej 409 personash që përfitojnë një shumë prej 135.239.848 lekësh. Ndërkohë, në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 336 datë 24.03.2008, janë 3825 persona që përfitojnë në total një dëmshpërblim prej 1 miliard e 559 milion lekësh. Ndërkohë listat dhe fonde të dëmshpërblimeve për banorët e prekur nga kjo tragjedi do të jepen edhe në komunat e tjera, të cilat u dëmtuan nga predhat dhe shpërthimi.
Dëmshpërblimet në Maminas
Pagesat për banorët e Maminasit, që u janë shkaktuar dëme nga shpërthimi i 15 marsit në Gërdec, do të nisin së shpejti. Kryetari i kësaj komune, Dashnor Osmani, tha se “në këtë komunë janë dëmtuar 789 godina, mes të cilave edhe 40 biznese dhe sipas përllogaritjeve të miratuara nga Enti Kombëtar i Banesave vlera e përgjithshme e dëmeve arrin në 35 milionë lekë”. Osmani tha, se “të gjitha familjet janë njohur me vlerat e përcaktuara nga komisionet e ngritura dhe vetëm 7-8 për qind kanë shprehur kontestimet e tyre, të cilat po rishikohen nga komisionet. Sipas të njëjtit burim, mësohet se, familjarët tashmë kanë përzgjedhur numrat e llogarive bankare në bankat e nivelit të dytë dhe pagesat do të nisin menjëherë pas lëvrimit të shumës së përgjithshme nga Banka e Shqipërisë. Osmani nënvizoi gjithashtu se, “Gërdeci ndodhet rreth 1.5 km larg nga komuna e Maminasit dhe se banesat e fshatrave Vlashaj, Maminas, Karec, Bilalas, Rubjekë dhe Karpen janë dëmtuar më shumë se sa të tjerat”. Sipas Osmanit një pjesë e vogël e familjeve të këtyre fshatrave u strehuan për rreth një javë në mjediset e shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme pranë Durrësit, ndërsa më pas u rikthyen në shtëpitë e tyre. Sipas Osmanit dëmtime të rënda në strukturën e saj, ka pësuar edhe shkolla 9-vjeçare e Rubjekës, në të cilën mësojnë 180 nxënës.
Bizneset e dëmtuara
Bizneset e zonës ku ka ndodhur shpërthimi i Gërdecit ankohen gjithashtu se nuk kanë marrë shpërblimin sipas listave të bëra nga grupet e numërimit. Pronarët e këtyre subjekteve kanë thënë se, “deri tani kanë marrë vetëm rreth 20 për qind të shumave të premtuara më parë nga qeveria”. Kështu ankesave të banorëve të Marqinetit dhe Gërdecit për dëmshpërblim, u janë shtuar dhe biznesmenët në këtë zonë, të cilët nga ana e tyre thonë se nuk po dëmshpërblehen në masën 100 për qind për dëmin që u është shkaktuar nga shpërthimi i ndodhur më shumë se dy javë më parë në fabrikën e çmontimit të municioneve luftarake. Sipas disa përfaqësuesve të biznesmenëve të zonës, gjatë një dite më parë, është mësuar se grupet e vlerësimit kanë hartuar preventivet dhe kanë përcaktuar kompensim të dëmeve në masën 15 deri në 20 për qind të dëmit, që u është shkaktuar atyre nga shpërthimi i Gërdecit. Disa prej tyre janë shkatërruar fare nga shpërthimi i ndodhur. Kështu, një mobilieri është shkatërruar e gjitha dhe nga ajo kanë shpëtuar vetëm disa metra kub dërrasë. Ndërkaq, edhe biznese të tjera janë dëmtuar dhe shkatërruar nga shpërthimi i ndodhur. Sipas të dhënave zyrtare të bëra të ditura nga Bashkia Vorë, numri i bizneseve të dëmtuara është më shumë se 2 mijë. Ndërsa numri i ndërtesave të dëmtuara nga shpërthimi është mbi 4 mijë.
Të dhëna për pagesat e Aksidentit Teknollogjik të GERDECIT
Bashkia Vore Ministria e Financave Likujduar
Nr Date Nr. Date Persona Shuma
581 2.04 2976/1 2.04 75 77,111,400.00
581 2.04 2976/2 2.04 30 24,953,133.00
585 3.04 2976/4 4.04 50 21,106,468.00
585 3.04 2976/5 4.04 52 7,548,981.00
596 4.04 2976/6 8.04 18 24,889,789.00
596 4.04 2976/7 8.04 62 180,656,111.00
613 7.04 2976/8 8.04 95 54,710,511.00
611 7.04 2976/9 8.04 153 73,624,749.00
612 7.04 2976/10 8.04 274 134,311,467.00
696 16.04 2976/11 22.04 38 7,770,556.00
695 16.04 2976/12 22.04 68 13,381,038.00
697 16.04 2976/13 22.04 109 10,640,624.00
714 21.04 2976/14 23.04 33 4,712,729.00
715 21.04 2976/15 23.04 108 17,003,514.00
716 21.04 2976/17 23.04 81 28,585,420.00
722 24.04 2976/18 25.04 122 92,657,201.00
723 24.04 2976/19 25.04 132 70,047,110.00
1500 843,710,801.00
Shkurt////////////////////////
Të ardhurat personale arrijnë në 4.8 miliardë lekë për janar-mars 2008
Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale në tremujorin e parë të vitit 2008 arritën në 4.8 miliardë lekë. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave, të ardhurat e tremujorit të parë të vitit 2008 në këtë zë, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2005, shënojnë një rritje prej 208.7 për qind ose 3.3 miliardë lekë. Ndërsa në raport me tremujorin e parë të vitit 2006 shënohet një rritje e të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale prej 149 për qind ose 2.9 miliardë lekë më shumë gjatë periudhës janar-mars 2008. Sipas të dhënave të mësipërme, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2007, gjatë periudhës janar-mars 2008 vërehet një rritje e të ardhurave prej 108.6 për qind ose 2.5 miliardë lekë më shumë. Që nga viti 2005 të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale janë rritur mesatarisht me 51 për qind në vit, ku peshën më të madhe në këtë ecuri e mban rritja e të ardhurave nga kjo taksë në 2008, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2007.
KESH-i investon 30 milionë lekë për Nënstacionin e ish-uzinës “Dinamo”
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe OSSH-ja nisën dje një investim në zonën e nënstacionit të uzinës “Dinamo” në Tiranë për shtrimin e kabllit ABC në vlerën 30 milionë lekë. I gjithë investimi kryhet nga të ardhurat e Korporatës dhe i shërben përmirësimit të furnizimit me energji elektrike të zonës dhe uljes së humbjeve në rrjet. Investimi parashikon ndërtimin e 59 kabinave të reja, si dhe 147 daljeve të reja. Janë sistemuar gjithashtu dhe 5501 abonentë ku janë vendosur aparatet matës dhe 29 abonentë me aktivitete tregtare. Investimi parashikon shtrirjen e 11 km linjë të re elektrike. Pas këtij investimi humbjet në rreth do të ulen nga 50 për qind në 34 për qind, kurse arkëtimet do të rriten me 48.3 për qind.
Krijohet shoqata kombëtare e turizmit shqiptar, “ATA”
Përfaqësues të bizneseve private turistike, të mbledhur dje në Asamblenë e tyre të parë Kombëtare, krijuan Shoqatën Kombëtare të Turizmit Shqiptar “ATA”. Presidente e ATA-s u zgjodh Ledia Matja, eksperte e njohur dhe e kualifikuar për sektorin e turizmit në Shqipëri, si dhe drejtuese e një agjencie turistike. Shoqata do të drejtohet nga një bord, ndërsa është organizuar në tre sektorë, si hoteleri, restorant dhe agjencitë turistike, të cilët do të drejtohen nga biznesmenë të suksesshëm në bizneset e tyre si Zak Topuzi, Ahmet Dursun dhe Kliton Gërxhani. Nevoja për organizimin institucional të sektorit të turizmit, që mbart potenciale të pashfrytëzuara ende, u mbështet nga programi i GTZ-së "Forcimi institucional i sektorit privat të turizmit në Shqipëri", ku gjatë një viti u ofrua asistencë e specializuar për një përfaqësim të fortë të sektorit privat turistik në Shqipëri. Modeli që ofroi GTZ-ë në këtë organizim, është i ngjashëm me ato në Bullgari dhe Malin e Zi, ku u zbatuan programe të njëjta dhe ku arritjet brenda një harku kohor të shkurtër, janë të mëdha. Asambleja e bizneseve turistike përmbledh përfaqësimin e të gjithë sektorëve të bizneseve turistike, si agjencitë e udhëtimit, transportit turistik, hoteleria, guidat turistike, restorantet etj.
30 Prill 2008