Dy raste me gripin e derrit në Pejë

Burime brenda shtabit të krizës për grip në Spitalin Rajonal të Pejës, jo zyrtarisht i kanë konfirmuar të hënën KosovaLive për dy rastet e para të personave të infektuar me virusin e derrit A H1N1 në Pejë. Për shkak të hierarkisë së dhënies së informatave për gripin e derrit në Kosovë që është e rezervuar vetëm për Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Prishtinë, ky burim nuk pranoi të identifikohet publikisht, por ai konfirmoi se dy personat tek të cilët është konstatuar virusi i derrit, janë të moshës së re.
Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe deri tash nuk ka pas nevoje të intervenohet me medikamentin Tamiflu, ndërkohë që shkaku i gjendjes së mirë ata nuk janë të hospitalizuar, tha ky burim në Spitalin e Pejës. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik në Pejë, Fatimre Kollqaku-Nurboja, nuk ka pranuar të prononcohet për rastet e para të gripit të derrit në Pejë, me arsyetim se për këto konfirmime janë të autorizuar personat në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Prishtinë.
Sipas burimit në Spital të Pejës, thuhet se dy të infektuarit janë nxënës të shkollës fillore në Pejë dhe këtë informatë e konfirmoi për KosovaLive edhe drejtori i arsimit në Pejë, Ilir Kelmendi. Kemi informata jozyrtare se dy nxënës të shkollës fillore në Pejë kanë gripin e derrit, por jam në pritje të informatës zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik, tha Kelmendi.