E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër; Rrahin për motive të dobëta një shtetas, arrestohen dy vëllezër



Dy vëllezër janë vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës, pasi kanë plagosur një shtetas. Burime zyrtare policore bëjnë të ditur se paraditen e djeshme, rreth orës 09:00, në sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër ka ardhur një telefonatë nga një banor i fshatit Valare të Komunës Lunxhëri të rrethit Gjirokastër, se në qendër të këtij fshati kishte një sherr midis dy shtetasve. Menjëherë në drejtim të fshatit është nisur grupi i gatshëm i Komisariatit të Policisë Gjirokastër ku rezultoi se telefonata ishte e vërtetë. Sipas policisë, nga këqyrja në vendin e ngjarjes rezultoi se Shtetasi Dhimitraq Tore, 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Nukovë të Komunës Lunxhëri të rrethit Gjirokastër, i cili drejtonte automjetin tip “Mitsubishi” me targa greke ZIM 6088, dhe lëvizte nga fshati Nukovë në drejtim të Greqisë së bashku me familjen e vet, në qendër të fshatit Valare ka debatuar me një banor të fshatit dhe konkretisht me shtetasi Miklovan Ngjelina, 25 vjeç, për motive të dobëta. Më pas ka ardhur edhe vëllai i tij, shtetasi Lordjan Ngjelina, 24 vjeç, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin Dhimitër Tore. Pas ndërhyrjes së policisë, e cila mbërriti shumë shpejt në vendngjarje, shtetasi Dhimitër Tore është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ky shtetas ndodhet i shtruar në spital me dëmtime të lehta në trup, por për fat të mirë pa rrezik për jetën. Shtetasit Miklovan dhe Lordjan Ngjelina kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së grupit të gatshëm me qëllim shmangien e shoqërimit të tyre për në polici. Në ndihmë të forcave të policisë që ishin në vendngjarje kanë shkuar edhe forca të tjera të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, ku konform ligjit është bërë shoqërimi i tyre forcërisht për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër. Nga ana jonë u kryen të gjitha veprimet e para hetimore dhe procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Mikolvan dhe Lordjan Ngjelina për veprat penale të “plagosjes së lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “kundërshtim i punonjësve të Policisë të Rendit Publik kryer në bashkëpunim”, vepra këto të parashikuara nga nenet 89 dhe 25 si dhe 236/2 të Kodit Penal. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›