E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Për Zyrën në veri u konsultuam me ndërkombëtarët

Për hapjen e Zyrës Administrative në veri të Kosovës, autoritetet e Kosovës ‘kanë pasur konsulta të mjaftueshme me faktorin ndërkombëtar’, ka thënë zv/kryeministri Hajredin Kuçi, ndërkohë që një zëdhënës i KFOR-it ka deklaruar se trupa ndërkombëtare e sigurisë nuk është pyetur për këtë çështje.

“Suksesi i Zyrës varet nga faktori vendor edhe ai ndërkombëtar dhe koordinimi me qytetarët serbë”, ka thënë Kuçi, kur është pyetur nga “Tribuna Shqiptare”, nëse edhe këtë zyrë do ta presë fati i disa projekteve tjera që nuk u treguan të suksesshme.

Ndërkohë, Kuçi nuk ka dashur ta komentojë deklaratën e kryeparlamentarit Krasniqi se mocioni i Kuvendit nuk është obligativ për Qeverinë e Kosovës për vazhdimin e dialogut. “Mocioni, ashtu siç vjen nga Kuvendit, Qeveria do ta respektojë”, ka thënë Kuçi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›