E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ec Cooperi?

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, është duke kërkuar një diplomat tjetër në vend të Robert Cooper për të udhëhequr bisedimet Kosovë –Serbi. I kontaktuar nga Express, Cooper ka thënë se ende është në pozitën e vjetër, duke mos pohuar e as mohuar mundësinë e largimit.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Catherine Ashton, është duke shqyrtuar seriozisht largimin e të dërguarit të saj Robert Cooper nga procesi i bisedimeve Kosovë– Serbi. Burime të Express në Bruksel kanë bërë të ditur se janë duke shikuar mundësitë e zëvendësimit të Robert Cooperin me një diplomat tjetër.

“Dialogu nuk pritet të rifillojë shpejt mes Prishtinës dhe Beogradit. Zyra e Ashtonit është duke kërkuar një zyrtar të ri që e zëvendëson Cooperin”, ka thënë një zyrtar i BE’së.

Por, diplomati britanik Robert Cooper, i kontaktuar nga Express të premten, nuk ka dashur të flasë për këtë temë me arsyetimin se ende është në pozitën e lehtësuesit. Në fakt ai as nuk e ka pohuar e as nuk ka mohuar mundësinë e zëvendësimit nga pozita e mediatorit.

“Mund t’ ju them se ende jam këtu (në këtë pozitë). Momentalisht nuk jam në zyrë , nuk është momenti për të diskutuar . Faleminderit shumë”, ka thënë Cooper.

Diplomati britanik është emëruar si lehtësues i dialogut Prishtinë – Beograd dhe ka vizituar shpesh Kosovën dhe Serbinë për t`i koordinuar punët rreth takimeve trepalëshe.

Në fakt nuk është vetëm Cooper ai që pritet të largohet nga kjo pozitë.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Express)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›