Lajcak dëshpëron Serbinë me ‘kushtet’ për Kosovën

“Kushtet për vazhdimin e dialogut me Brukselin, përfshijnë edhe disa veprime të rënda që duhet marrë, e të cilat kanë të bëjnë me Kosovën”, citon “Novosti” një burim të lartë nga Presidenca e Serbisë, i cili ka preferuar të mbetet anonim për opinionin, transmeton Telegrafi.
“Edhe pse ‘paketa’ e diplomatit sllovak po mbahet fshehtë sikur të ishte një dokument sekret, sipas burimeve tona, bëhet fjalë për kërkesa të mëdha të Bashkimit Evropian, e të cilat nuk do të jenë të pranueshme për cilëndo qeveri që do të formohet së shpejti në Serbi”, shkruan “Novosti”.
Megjithëkëtë, sipas gazetës, “paketa” e diplomatit sllovak, Lajcak, do t’i vendoset në tavolinë secilit grup parlamentar, për t’ua bërë të qartë se rruga e Serbisë drejtë Bashkimit Evropian nuk do të jetë edhe aq e lehtë.