E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beogradi heton 5 policë të dyshuar për krime lufte

Beograd - Ka filluar në Beograd një hetim kundër pesë policëve të dyshuar për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë në vitet 1998-99. Përmes një njoftimi për shtyp, zyra e prokurorit për krimet e luftës bën të ditur se "Zyra e prokurorit për krimet e luftës ka kërkuar një hetim ndaj pesë anëtarëve të policisë speciale, të cilët dyshohet se kanë kryer krime lufte kundër civilëve dhe robërve të luftës". "Prokuroria udhëroi arrestimin e tyre", bëhet e ditur sipas komunikatës.

Burime në dijeni të hetimit bënë të ditur se pesë të dyshuarit janë arrestuar dje.

Në muajin shkurt, Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi në Hagë dënoi me burg pesë zyrtarë serbë, përfshi edhe një komandant të lartë ushtarak dhe një ish-zëvendëskryeministër.

Ata u shpallën fajtorë nën akuzat për vrasje masive të civilëve shqiptarë në Kosovë gjatë luftës në vitet 1998-99.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›