Sherri për misrin zgjidhet me sëpata
Një konflikt i lindur mes dy bashkëfshatarëve për dëmtimin e një parcele me misër për pak sa nuk është shndërruar në një tragjedi, pasi nuk janë kursyer hunjtë dhe sëpatat për "t‘u sqaruar".
Ngjarja ka ndodhur në fshatin e largët Gurazez të Rrethit të Skraparit. Dëmtimi i parcelës me misër ka sjellë konflikt midis familjes Hysi dhe Ahmeti. Sipas familjes Hysi, konflikti ka nisur për një parcelë misri të dëmtuar nga pala tjetër. Kryefamiljari i Hysëve, Fatmiri, thotë se për të shmangur përplasjen me familjen Ahmeti, ka bërë fillimisht një denoncim te kryeplaku i fshatit, por, sipas tij, në vend që të shuhej, sherri është ndezur më shumë nga ky veprim. Në mbrëmje, ndërsa ishin duke parë televizor, një goditje e fortë ka rrëzuar derën e shtëpisë së Hysëve dhe brenda në dhomë ka hyrë Edlin Ahmeti, i cili ka tentuar të godasë djalin e shtëpisë, por ky i fundit është hedhur nga dritarja. Tmerri ka pushtuar familjen Hysi, ku në dhomë kanë qenë bashkëshortja e Flamurit, Demirja, si dhe nusja e djalit të tyre të vetëm. Ndërsa është munduar të shmangej, djali ka rënë në pritën e vëllait të Edlinit, Xhaferr Ahmetit, i cili e ka goditur me sëpatë, duke i prerë veshin. Ndërsa në ambientet e shtëpisë vazhdonte përleshja midis Flamur Hysit dhe Edlin Ahmetit, gratë e shtëpisë kanë mundur të dalin në fshat e të thërrasin për ndihmë.
Pasi kanë arritur t‘i shmangen vdekjes së sigurt, të katër anëtarët e familjes janë nisur për në spitalin e Skraparit.
Por, edhe pse kanë bërë denoncim në Policinë e Skraparit, askush nuk është dukur në fshatin e largët. Ndërkohë, në spital Hysët i ka pritur një tjetër problem, sepse aty punonte si infermiere motra e Edlin dhe Xhaferr Ahmetit. Për shkak të këmbënguljes së saj, atë e bir, të plagosur me sëpata e mjete të forta, nuk janë mjekuar fare në këtë spital. Ata janë detyruar të presin ndërrimin e turnit në spital, për të marrë mjekimin në urgjencë.
Më pas gjendja e tyre është rënduar, për shkak të hemorragjisë dhe janë nisur për në Spitalin Rajonal të Beratit. Mjeku kur ka parë situatën i ka shtruar menjëherë në kirurgji dhe ka deklaruar se atë e bir janë jashtë rrezikut për jetën. Por konflikti me palën tjetër mbetet i hapur dhe policia nuk e ka vënë ujin në zjarr për të sqaruar situatën.