E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy shqiptarë, arratisen nga burgu i Rodosit në Greqi

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Rodosit në Egjeun Lindor. Burimet lokale bëjnë të ditur se Berti Tabaku, 22 vjeç dhe Nderim Disha, 20 vjeç, ishin dënuar nga gjykatat greke me shumë vite burg, ndërsa mbi ta rëndojnë të paktën 30 grabitje me dhunë. Shqiptarët mendohet se kanë prerë me sharrë hekurat e qelisë, dhe pas daljes në oborr, kanë mundur të kalojnë edhe telat me gjemba. Prokurori i Rodosit ka hapur menjëherë hetimet, ndërsa ministri grek i Drejtësisë, ka urdhëruar masa ndaj gardianëve të turnit të natës. Policia ka nisur gjuetinë në të gjitha pikat dalëse të ishullit, portet dhe aeroportet, por deri tani ende s'ka rënë në gjurmë të të arratisurve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›