E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 38-vjeçari, ndihmoi një familje të kalonte kufirin

10/02/2010  U kthyen mbrapsht, e kallëzuan
DEVOLL- Edmond A. 38 vjeç lindur dhe banues në fshatin Bitincë të rrethit Devoll u arrestua nga policia e këtij rrethi për veprën penale “të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Nga burime të policisë mësohet se Ago i kishte ofruar ndihmën e vet një familjeje që banonte në fshatin e tij, e cila kishte si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit të gjelbër dhe mbërritjen në tokën greke, ku atje mendonte të punësohej për një farë kohë. Mësohet gjithashtu se dëshirës së kësaj familjeje, i kishte dalë për zot 38-vjeçari, i cili i kishte siguruar ata se do të mbërrinin pa asnjë problem në shtetin grek, por në të vërtetë nuk kishte ndodhur kështu. Familja nga fshati Bitinckë, e ndihmuar nga Edmond A., kishte nisur udhëtimin e saj drejt Greqisë në dt 07.02.2010, por me të mbërritur në tokën greke, pa mundur të kalonin qoftë edhe një ditë të vetme atje, familja kishte rënë në duart e policisë greke, ndërsa të nesërmen ishte dorëzuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ku dhe kanë depozituar kallëzimin penal në ngarkim të 38-vjeçarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›