Grabitet skafi në port, dyshohet se do përdoret për trafik narkotikësh
10/02/2010 Gjatë natës, u dëbua dhe një tjetër
VLORE- Një skaf me një gjatësi 5 metra e 20 centimetra është vjedhur gjatë natës së kaluar në portin e Vlorës, ndërsa një tjetër pranë tij është dëmtuar. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës kur në kalatën e trageteve nuk gjendej askush, ku persona të paidentifikuar kanë prerë litarët që ishte i lidhur skafi dhe më pas e kanë marrë mjetin lundrues. Skafi i vjedhur me emrin Rodon 3 ngjyrë e bardhë dispononte një motor 50 kuaj fuqi funksiononte për shërbime portuale, ndërsa skafi pranë tij është dëmtuar në kuadër, sipas burimeve ndoshta gjatë tentativës së vjedhjes, por nuk kanë arritur ta ndezin. Burime nga autoritet portuale bëjnë të ditur se gjatë kohës që nuk ka tragete, në kalatë nuk ka shërbime policore të pranishme, mbi të gjitha në oraret e natës kur dhe është vjedhur mjeti lundrues. Dyshimet për shkakun e vjedhjes janë se mjeti lundrues mund të përdoret me qëllim transportin e lëndëve narkotike ku për këtë arsye edhe vet pronarët kanë kontrolluar zonën e gadishullit të Karaburunit, e cila është njohur si një zonë ku janë nisur mjete lundruese me lëndë narkotike në drejtim të shtetit fqinj.