E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy shqiptarë, azil politik në Maqedoni

 

Dy shtetas shqiptarë u paraqitën në rajonin e policisë të Debarit, duke kërkuar azil politik. Të dy u transferuan për në qendrën e kërkimit të azilit në Shkup.

Burimet e policisë konfirmuan se dy bashkshortë shqiptarë, me mbiemër Hoxha, nga fshati Muhur, praën qytetit të Peshkopisë.

Çifti kaloi ilegalisht kufirin shqiptaro-maqedonas praën Strazimirit të mërkurën në mbrëmje dhe të nesërmen shkuan në Debar.

Bashkëshortët thanë para policisë maqedonase se ishin shtetas shqiptarë dhe dëshironin që të fitonin azil politik, fakt që do t’u lejonte të lëviznin në një shtet të tretë, mundësisht në SHBA

Çifti bashkëshortor, të cilit i bëhen të ditura vetëm inicialet T.H dhe M.H. thanë se janë larguar nga Shqipëria sepse ndiqeshin nga Shërbimi Sekret dhe se akuzoheshin për bashkëpunim me shërbimet e huaja sekrete.

Asnjë detaj i mëtejshëm nuk u dha nga policia përveç faktit se T.H. fliste anglisht rrjedhshëm dhe se bashkëshortët ishin të dy të papunë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›