E Diel, 1 Nëntor 2026

Kujdes nga alkooli! Kontrolle edhe në punë

Pesë viktima 24 orët e fundit. Në Itali është shpallur “kodi i kuq” për drejtimin e makinës nën efektin e alkoolit dhe drogave. Dhe qeveria vendos: që të martën, në të gjitha lokalet ku shiten pijet alkoolike (diskoteka, bar etj) do të jetë e detyrueshme që të vendosen disa tabela të Ministrisë së Shëndetësisë për matjen e sasisë së alkoolit të pirë. Ata që nuk do ta zbatojnë do të duhet ta mbyllin aktivitetin nga 7 në 30 ditë. Madje, etilometër do të ketë edhe në punë.

Etilometër edhe në punëShoferët, pilotët e avionëve, drejtuesit e kamionëve etj, që tani do t’u nënshtrohen testeve të alkoolit pa paralajmërim. Ky fakt u bë i ditur nga nënsekretari në presidencën e Këshillit për drogat. Tashmë u takon enteve locale që ta vënë në zbatim një akt të tillë që tregon nëse personat që janë duke drejtuar mjetin janë nën efektin e alkoolit apo drogave dhe që do të ndihmonte në uljen e aksidenteve vdekjeprurëse.

Tabelat në lokaleTabelat duhet që të vendosen në vende të dukshme në hyrje në brendësi dhe në dalje të lokaleve në të cilat shiten apo konsumohen pije alkoolike. Ky veprim ka si qëllim që t’i ndërgjegjësojë drejtuesit e automjeteve mbi pasojat e ngarjes në gjendje jot ë mirë. Njëkohësisht, ky projekt bazohet mbi bashkëpunimin e drejtuesve, menazherëve, banakerëve e kamarierëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›