Qosja: Politika e Berishës ka dobësuar bërthamën etike të jetës së kombit

Akademiku Rexhep Qosja që nuk kritikon ose analizon kurrë Qeverinë e Kosovës, ka folur sërish për Kryeminsitrin e Shqipërisë Sali Berisha, duke thënë se ai është vrasësi i 21 janarit.
“Kryeministri Sali Berisha jo vetëm se bëri çmos me gënjeshtra e trillime, për të shfajësuar ata që do të shtien vrastarshëm kundër protestuesve, por një numër të tyre i lartësoi me medalje shtetërore dhe i shpërbleu edhe me një rrogë më shumë.
Ishte ky njëjtësim provokues për opinionin i kryeministrit të shtetit me vrasësit e shtetasve të tij.
Dhe si të mos njëjtësohej ai me vrasësit?
As ministri i Rendit Publik, as oficerët e Gardës e as vetë vrasësit nuk do shtinin kundër protestuesve sikur të mos kishin pajtimin e shqiptuar a të heshtur të njëjtësuesit me ta- të kryeministrit, i cili prej ndërtesës së Kryeministrisë, kohë pas kohe, e shikonte dramën tragjike që po ndodhte para dritareve të tij të kobshme”, shkruan Qosja.
Qosja shton se kjo politikë e kryeministrit, dhunuese e shfytyruese, me sharje, me fyerje, me shantazhe, me kërcënime e mashtrime e ka cenuar kulturën tonë politike.
Madje ai thotë se ka dobësuar edhe bërthamën etike në jetën tonë kombëtare.