E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Zonja e Hekurt” si princesha Diana

Edhe nga varri, ish-kryeministrja e Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher e ka diktuar funeralin e saj. 

"Zonja e Hekurt" kishte planifikuar me kujdes të gjitha këngët që do të këndoheshin në funeralin e saj, fjalimet që do të mbaheshin dhe ceremoninë e varrimit që do të mbahet të mërkurën në Katedralen e Shën Palit.

Ajo kishte kërkuar që ceremonia të fillojë me himnin "Unë betohem për ju, vendin tim", që u këdua edhe në funeralin e Princeshës Diana, në vitin 1997.

Po ashtu, gjatë funeralit, pritet të flasin djali i saj, pastaj edhe kryeministri, David Cameron./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›