Dy skenarët e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së së Tiranës
Deputetët mendojnë se do të ketë shmangie të kandidaturës së Mustafajt. Hidhen dyshime për trukim të kuvendit të degës dhe blerje të delegatëve
Eljona Ballhysa
Fluksi i kandidaturave të propozuara për postin e kryetarit të PD-së së Tiranës dhe mungesa e transparencës së zhvillimit të këtij procesi zgjedhor ka nxitur deputetët e Grupit Parlamentar Demokrat të dyshojnë për mbarëvajtjen e këtij procesi. Burime nga grupi bëjnë të ditur se ekzistojnë dy skenarë për zhvillimin e zgjedhjeve në PD. Sipas tyre, pavarësisht propozimeve të shumta që kanë ardhur nga anëtarësia e thjeshtë e partisë, në krye të degës së PD-së do të vendoset një person që ka mbështetjen e lidershipit të partisë, që është i besuari i kryetarit, pavarësisht se sa i mbështetur është nga baza. Deputetët kanë nisur të artikulojnë shpesh kërkesën që zgjedhjet të bëhen në bazë të parimit “një anëtar - një votë”, kërkesë që nënkupton dyshimin e tyre për një trukim të mundshëm të kuvendit të degës.
Skenarët
Sipas burimeve, skenari i parë i zgjedhjeve për PD-në e Tiranës është shmangia e kandidatëve që nuk ndajnë të njëjtat mendime me lidershipin e partisë, pasi nga lista e shumtë e kandidatëve të propozuar nga anëtarësia, në bazë të statutit, kryesia e partisë ka të drejtë të përzgjedhë dy ose tre kandidatë për të cilët do të votohet nga delegatët në Kuvendin e degës. Pra, mendohet se kryesia do të mund të shmangë emrin e Besnik Mustafajt. Ky i fundit, pavarësisht se gëzon mbështetjen e anëtarësisë së PD-së së Tiranës, sipas burimeve nuk gëzon mbështetjen e kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Deputetët e PD-së mendojnë se mundësia është që kryesia të vendosë përballë njëri-tjetrit në zgjedhje Aldo Bumçin me Lajla Pernaskën si dhe Arben Xhikun. Ndërkohë mësohet se Gjergji Bojaxhi, kandidat favorit për këtë post, është tërhequr nga gara.
Skenari i dytë i zgjedhjeve mendohet se do të jetë lejimi i kandidimit të Besnik Mustafajt. Sipas burimeve, ky variant do të tregonte se PD-ja respekton mendimin ndryshe dhe është një parti ku mbizotëron toleranca dhe e drejta e cilitdo për të garuar. Por deputetët e Grupit Parlamentar të PD-së hedhin dyshime se do të ketë trukim të kuvendit dhe blerje të delegatëve. Sipas tyre, moskonsiderimi i kërkesës së vazhdueshme për votimin në bazë të parimit “një anëtar, një votë” tregon qartë tendencën e trukimit të kuvendit dhe garantimit paraprak të zgjedhjes së kandidatit besnik të kryetarit të partisë. Të dy këto skenare tregojnë pesimizmin që ka pllakosur grupin e PD-së për mosrespektim të statutit të partisë nga ana e lidershipit dhe mosgarantim të një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm brenda strukturave të partisë.
Zgjedhjet
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Ferdinand Xhaferraj, vetëm një ditë më parë konfirmoi se zgjedhjet për PD-në e Tiranës do të zhvillohen brenda muajit prill, ndërsa Kuvendi Kombëtar do të mblidhet para zgjedhjeve të 28 qershorit. Megjithatë, Xhaferraj nuk citoi asnjë datë konkrete për mbledhjen e këtyre forumeve të rëndësishme të PD-së. Deri tani, në kryeqytet janë zhvilluar zgjedhjet për gati gjysmën e grupseksioneve nga të cilat janë propozuar një listë e gjatë me kandidatura. Kandidatët e propozuar janë: Lulzim Basha, Aldo Bumçi, Besnik Mustafaj, Majlinda Bregu, Edi Paloka, Sokol Olldashi, Bujar Nishani, Lajla Pernaska, Gjergji Bojaxhi, Arta Sakja, Ferdinand Poni, Arben Xhiku etj.
1 Prill 2009