Shefer dërgon në Shqipëri ftesën zyrtare për aderimin e plotë në NATO
Basha udhëzon ambasadorin shqiptar në SHBA për aderimin. Sot, ceremonia e pranimit të ftesës në Departamentin e Shtetit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hup Shefer, i ka dërguar dje Shqipërisë ftesën zyrtare për anëtarësimin me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Përmes një letre drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme Lulzim Basha, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka ftuar qeverinë e Shqipërisë të aderojë në Traktatin e Atlantikut të Veriut. Nga ana e tij ministri Basha ka udhëzuar ambasadorin e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të dorëzojë instrumentet e aderimit pranë qeverisë së SHBA-ve. Ceremonia e “pranimit” të ftesës nga Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillohet sot në Departamentit Amerikan të Shtetit, ndërsa në datat 3 dhe 4 prill, në Samitin e Strasburgut dhe Këlnit Shqipëria dhe Kroacia do të pranohen me të drejta të plota në aleancë.
Letra
“Jam i lumtur t’Ju informoj se të gjitha palët në Traktatin e Atlantikut të Veriut kanë notifikuar pranë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ratifikimin e protokolleve të aderimit të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kroacisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, nënshkruar në Bruksel më 9 korrik 2008. Rrjedhimisht, protokollet kanë hyrë në fuqi. Në emër të të gjitha palëve, jam veçanërisht i nderuar t’i komunikoj Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ftesën për të aderuar në Traktatin e Atlantikut të Veriut. Në përputhje me Nenin 10 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, Republika e Shqipërisë do të bëhet palë në këtë traktat ditën e depozitimit të instrumentit të saj të aderimit pranë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, - ka shkruar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Shefer.
Ceremonia
Fill pas marrjes së kësaj letre, Basha ka udhëzuar ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Uashington, të depozitojë instrumentin e ratifikimit të aderimit të Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Depozitimi i instrumenteve të ratifikimit do të kryhet sot, në një ceremoni të përbashkët të ambasadorëve shqiptarë dhe kroat në Uashington. Shqipëria dhe Kroacia u ftuan për të aderuar në NATO në Samitin e një viti më parë në Bukuresht. Protokollet e anëtarësimit u nënshkruan nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s në korrik të vitit 2008 dhe në një kohë rekord në historinë e Aleancës ato u ratifikuan nga parlamentet e 26 vendeve anëtare të saj, çka bëri të mundur ftesën zyrtare të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Në Samitin e Strasburg/Këlnit Shqipëria merr pjesë si anëtare e Aleancës politike dhe ushtarake më të fuqishme duke siguruar të ardhmen, lirinë dhe zhvillimin e saj të mëtejshëm ekonomiko-shoqëror.
1 Prill 2009