“PS, një tjetër atentat dështak dhe qesharak ndaj Shqipërisë”

Kryeparlamentarja përshëndet qëndrimin e Këshillit të EuropësKryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, reagoi dje ndaj letrës së Partisë Socialiste dërguar Asamblesë së KiE-së, duke e cilësuar këtë akt si një ngjarje jashtëzakonisht të rëndë, të cilën e konsideron si një atentat të qëllimshëm ndaj imazhit politik të Shqipërisë. Kryetarja deklaroi se, dy ditë më parë, Partia Socialiste, në përmjet kësaj letre, që mban stemën dhe vulën e Partisë Socialiste, e firmosur nga Arta Dade, i ka kërkuar zyrtarisht Këshillit të Evropës, heqjen e kredencialeve të delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare. “De facto, përjashtimin e Shqipërisë nga ky organizëm evropian. Në mënyrë të qëllimshme, zyrtarisht, Partia Socialiste mashtron Këshillin e Europës, kur thotë se: ‘Kryetarja e Parlamentit ka shkelur rregulloren, duke mos respektuar proporcinalitetin në përbërjen e delegacionit’. Kësaj gënjeshtre nuk po i përgjigjem me fjalët e mia, por me vendimin e Komitetit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet në Strasburg. Pas verifikimit, sot ky komitet vendosi se, po citoj, ‘Nuk ka mungesë balance në delegacionin shqiptar, se Kuvendi i Shqipërisë nuk ka shkelur kërkesat e Rregullores së Asamblesë Parlamentare’. Për këtë arsye u vendos unanimisht, siç thuhet në raport, se, ‘kredenecialet e delegacionit të Shqipërisë të ratifikohen’”, theksoi Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Në deklaratën e saj Topalli u shpreh më tej se nuk e besonte që Këshilli i Evropës do të merrte këtë vendim për Shqipërinë, se ishte e sigurt që besueshmëria e vendit nuk rrezikohej. “Kam pritur zyrtarisht këtë vendim, që zyrtarisht të përgjigjem me fjalët e Evropës dhe jo me fjalët e mija. Gjatë gjithë ditës së djeshme kam dëgjuar me durim shpifjet dhe mashtrimet e autorëve të këtyre trakteve kundra Shqipërisë, të përcjella në Strasburg me letër dhe me telefon. Kam ndjekur me durim të gjithë ata që, në media, triumfalisht dhe me kënaqësi, deklaronin se kjo ishte hera e dyte që po i shkaktonin Shqipërisë një atentat të tillë në Strasburg”, deklaroi Topalli. Duke vijuar më tej se kjo nuk është hera e dytë, por është hera e tretë, ajo tha se, “15 vjet më parë, zyrtarisht, përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Namik Dokle, deklaroi në seancën ku do të vendosej anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Evropës se, Kryetarja Topalli citoi fjalët e Namik Dokles ku kishte thënë se, ‘Molla nuk është pjekur ende’, duke votuar kundër anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës, në vitin 1995”. Ndër të tjera ajo tha se në cilësinë e Kryetares së Kuvendit, nuk i garantoj dot shqiptaret se të njëjtët shokë dhe shoqe në Partinë Socialiste apo jashtë saj, nuk do të bashkohen për t’i bërë Shqipërisë të njëjtin atentat për herë të katërt, të pestë apo të gjashtë. “Ajo për të cilën unë garantoj shqiptarët është se besueshmëria e vendit, kredencialet e tij në çdo organizëm, ku ne marrim pjesë, do të ratifikohen gjithnjë, po me votë unanime. Si sot” u shpreh Kryetarja e Kuvendit.Topalli shprehu besimin se të gjithë shqiptarët bashkohen me ndjesinë e përçmimit dhe neverisë ndaj këtij akti të denjë për kohën më të errët të ekzistencës së Partisë së Punës. Duke thënë më tej se, “Dikush, sot, pas 20 vjetësh, na e rikthen po aq të përbuzshme jo vetëm në Tiranë, por edhe në Strasburg. Dhe ky njeri ka një emër. Edvin Kristaq Rama. Ata shqiptarë, që më 28 qershor votuan Partinë Socialiste, nuk votuan që shoku Edvin Kristaq Rama, të kërkonte përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Evropës dhe as të pengojë liberalizimin e vizave”.Në fund të fjalës së saj Kryetarja Topalli tha se çdo shqiptar, pavarësisht për cilën parti ka votuar, ka aspiruar dhe aspiron për ribashkimin e Shqipërisë me Evropën. “Turpi është zgjedhje e Edvin Kristaq Ramës. Duke thënë se dështimi, si gjithnjë, është fati i tij. Evropa është zgjedhja dhe fati ynë dhe i gjithë shqiptarëve, përfshirë edhe ata që votojnë Partinë Socialiste, jo Partinë e Punës”, deklaroi Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli....