E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përqafohet thirrja e DioGuardit për unifikim

Me nismën e ish-kongresistit shqiptaro – amerikan, Joe DioGuardi, pritet të nisin bisedimet midis bllokut politik opozitar shqiptarë për unifikimin e faktorit politik shqiptar.
 

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve INA, ku siç thuhet Liga Qytetare Shqiptaro – Amerikane, në bashkëpunim me komunitetet shqiptare në disa shtete të SHBA-ve kanë nxitur bashkëveprimin e partive politike shqiptare.
 

Ish-kongresisti republikan i ka dërguar një letër disa nga partive për të mbështetur projektin e tij për unifikimin e partive shqiptare.
Por nga ana tjetër, disa nga partitë opozitare theksojnë se përshëndesin nismën e tillë, mirëpo duke mos konfirmuar ndonjë sinjal për nisjen e negociatave të mundshme.
 

Jozyrtarisht mësohet se mbështetje thirrjes së DioGuardit dhe komunitetit shqiptaro – amerikan në SHBA i kanë dhënë disa nga partitë politike si RDK, DR, BDSH dhe partitë e tjera. Dy partitë e mëdha BDI dhe PDSH kanë përjashtuar mundësinë e një mbështetje të ndonjë nisme për unifikimin e partive shqiptare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›