E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU: Sna thotë Greqia se kush hy në qeveri

TIRANE- PDIU ka reaguar sot lidhur me deklarimet e Ministrise se Jashtme Greke, pas emërimeve në qeverinë Berisha të dy përfaqësuesve të kësaj force politike. Në reagimin e saj, partia çame shprehet se, PDIU është më shume se pala greke e interesuar per marredhenie te fqinjesise se mire sepse, sipas saj, kështu ne e shohim veten më pranë njëri- tjetrit, me prane te drejtes sone, me prane pronave dhe shtepive tona, te cilat Greqia forcerisht dhe pa asnje të drejte po na i mohon akoma dhe sot.

Marredhenie e mire eshte edhe te mos pengoni nje deputet te parlamentit te shqiperise te vizitoj pronat e veta dhe shtepine ku ka lindur te paret e vet ne Çameri, marredhenie e mire eshte te mos pengoni te moshuarit tane ne kufi per te vizituar shtepite e tyre te lindjes, marredhenie e mire eshte te mos mbani me ne kembe ligje lufte dhe pengesa te tjera ligjore dhe administrative kunder nesh. Marredhenie e mire eshte edhe njohja e genoncidit edhe kerkimi i faljes per ato mijera te vdekur, te perndjekur, te vrare e te perdhunuar pa asnje motiv. Marredhenie e mire eshte mos te vesh kushte per integrimin e shqiperise per te shpikur varre inegzistente me ushtare greke duke na grabitur kockat e gjysherve tane per ti mbushur ato, marredhenie e mire eshte te respektoni vendimet e gjykates tone kushtetuese per marreveshjen e ujerave, marredhenie e mire eshte te dorezoni drejtesise shqipetare te kerkuar per dhunim te varreve dhe shume te tjera si keto- thuhet në deklaratën e PDIU-së.

Më tej, PDIU thekson se nuk është parti ultranacionaliste, ashtu siç mund të ketë në parlamentin grek, duke shtuar, se është parti që i respekton minoritetet.

Është përtej kompetencave tuaja dhe reciprocitetit te siper permendur te jepni leksione se cila parti shqipetare duhet te bej pjese ne kabinetin qeveritar shqipetar, thuhet më tej në deklaratën e PDIU-së, duke konluduar se, marredhenia e mire percaktohet nga standarte dhe parime nderkombetare dhe jo nga deshirat dhe endrrat tuaja të hershme politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›