E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy talente shqiptare cmendin Gjermanine

Interesimi

Dy talente shqiptare që jetojnë në Maqedoni po “çmendin” klubet elitare në Gjermani. Sipas së përditshmes “Hamburger Morgenpost”, tri ekipe të Bundesligës, St. Pauli, Nyrnbergu dhe Mainci po interesohen për mesfushorin 20-vjeçar Ferhan Hasani dhe për sulmuesin e talentuar 16-vjeçar, Valmir Nafiu. Të dy këta futbollistë militojnë në radhët e Shkëndijës së Tetovës. Mundësia e transferimit të tyre gjatë merkatos së janarit është bërë e ditur edhe nga zv.presidenti i klubit tetovar, Idriz Ebishi, i cili konfirmoi interesimin nga ekipet gjermane. Së fundmi talenti Nafiu ka qenë edhe në provë tek Akademia e Barcelonës, por kërkohej edhe nga Ajaksi. Ai cilësohet si një lojtar me potencialin për të luajtur në klubet më të mëdha europiane, ndërsa vetëm pak kohë më parë ka shprehur dëshirën për të luajtur me Shqipërinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›