E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy të arrestuar për tre të plagosurit në aksidente

KORÇË - Policia rajonale e Korçës ka vendosur ndalimin në flagrancë të dy personave që kanë shkaktuar aksidente automobilistike me pasojë plagosjen e 3 shtetasve.
Burime zyrtare të kësaj policie thanë se "të martën, në orën 23:00, u bë ndalimi i shtetasit Ali Kara, 55 vjeç, lindur në qytetin Adiaman të Turqisë dhe banues në qytetin Stamboll (Turqi). Ndalimi i këtij shtetasi u bë për arsye se në po këtë datë, rreth orës 19:00, duke drejtuar automjetin e tij me targë të kokës tërheqëse 34 ZZ 9551 dhe të trajlerit 34 UKF 46, në rrugën nacionale Korçë- Pogradec, në vendin e quajtur Ura e Otomit, ka përplasur një karrocë dhe për pasojë janë plagosur shtetasit Zini Spaho, 66 vjeç dhe djali i tij, Endri Spaho, 30 vjeç, të dy banues në fshatin Velitën të rrethit të Korçës. Të njëjtat burime policie bënë të ditur se është bërë ndalimi në flagranë i shtetasit Eduart Pëllumb Zeqollari, 20 vjeç, banues në fshatin Alarup të rrethit të Pogradecit, pasi rreth orës 10:30 në rrugën dytësore Alarup-Pogradec, duke drejtuar një çiklomotor, ka goditur një nxënës shkolle. Burimet shtojnë se i lënduari është shtetasi R. M., 10 vjeç. I mituri ndodhet në Spitalin e Pogradecit, ku vazhdon të jetë i shtruar në sallën e reanimacionit. Autori i ngjarjes është kapur pas 4 orësh nga forcat e Komisariatit të Policisë së Pogradecit.

5 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›