E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreh per vdekje te vellain per xhelozi

Gramsh Viktima gjen vdekjen dje ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Autori ndalohet tri dite pas ngjarjes

Rreh per vdekje te vellain ndalohet nga policia tri dite me pas. Ngjarja e rende ka ndodhur ne nje fshat te rrethit te Gramshit nderkohe qe shkak i vellavrasjes eshte bere xhelozia dhe dyshimet per nje lidhje mes viktimes dhe bashkeshortes se autorit. Ngjarja ka ndodhur mbremjen vone te dy diteve me pare ne fshatin Gjergjovine te rrethit te Gramshit nderkohe qe viktima Lefter Elezi 40 vjec ka nderruar jete ne ambientet e Spitalit Ushtarak ne Tirane. Burime nga policia lokale bejne te ditur se tri dite me pare ne familjen Elezi te fshatit Gjergjovine pas nje darke te zakonshme familjare vellezerit Lefter dhe Ismail Elezi kane nisur te grinden ashper me fjale. Ata kane arritur deri ne perdorimin e mjeteve te forta ndaj njeri-tjetrit. Sipas burimeve zyrtare te policise vellezerit Lefter Elezi 40 vjec dhe Ismet Elezi 39 vjec banues ne lagjen Kabash te fshatit Gjergjovine te rrethit te Gramshit ne gjendje te dehur kane goditur njeri-tjetrin me mjete te forta. Me i demtuar ka mbetur Lefteri i cili eshte derguar fillimisht ne spitalin e qytetit te Gramshit ku i eshte dhene ndihma e pare mjekesore. Nderkaq policia lokale ka marre deshmite e te afermve te kesaj ngjarjeje ne mjediset e spitalit dhe palet kane deklaruar se gjithcka kishte ndodhur ne gjaknxehtesi e siper nen efektin e perdorimit te alkoolit. U duk se ishte arritur edhe pajtimi mes tyre ne prani edhe te prinderve dhe policia ka dokumentuar ngjarjen. Por mengjesin e se merkures 40-vjecari eshte transportuar per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes per mjekim me te specializuar. Me gjithe perpjekjen e mjekeve ai ka nderruar jete mengjesin e djeshem. Pas kesaj prokuroria e rrethit ka filluar hetimet per te zbardhur plotesisht kete ngjarje. Sipas burimeve zyrtare te policise ne Gramsh pak ore pas vdekjes ne spital te Lefter Elezit eshte bere edhe arrestimi i te vellait te tij Ismetit. Ky i fundit eshte gjetur i fshehur ne nje banese te braktisur ne fshat. Nderkaq burime prane familjes Elezi konfirmuan se shkak i grindjes se fundit qe u mbyll tragjikisht me vdekjen e njerit prej vellezerve eshte bere nusja e shtepise. Disa kohe me pare Lefteri ishte divorcuar nga bashkeshortja e tij dhe vellai tjeter Ismeti kishte nisur te behej xheloz ne lidhje me marredheniet e te vellait me bashkeshorten. 39-vjecari dyshonte se i vellai kishte marredhenie intime me gruan e tij. Kjo ishte bere molla e sherrit mes tyre qe kishte vazhduar me grindje e kacafytje te herepashershme qe cuan deri ne ngjarjen tragjike. Nderkaq vellavrasesi pas prangosjes nga policia eshte derguar ne dhomat e paraburgimit te burgut te sigurise se larte te Peqinit ne pritje te gjykimit per krimin e ndodhur ne familje. Sakaq policia po punon per zbardhjen dhe dokumentimin e plote te ngjarjes duke marre ne pyetje te gjithe pjesetaret e familjes Elezi dhe ne vecanti nusen e kesaj shtepie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›