E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria fletethirrje te dyte per Tartarin

Bashkejetuesi i deputetes Vokshi Jam jashte shtetit. Ne fundjave kthehem. Akuza do e pyese per lejet e ndertimit dhe HEC-et

Prokuroria i dergon nje tjeter fletethirrje aksionerit kryesor te firmes Vision Contruction Arjan Tartarit bashkejetuesit te deputetes Albana Vokshi i cili do te pyetet per lejet e ndertimit dhe per koncesionet e HEC-eve. Tartari nuk eshte paraqitur prane organit te prokurorise diten e merkure kur dhe skadonte afati i fletethirrjes se pare duke konfirmuar gjate nje bisede telefonike me hetuesit e ceshtjes se ndodhej jashte Shqiperise. Ka dyshime se Tartari ka hyre dhe dale nga Shqiperia disa here dhe te dhenat jane regjistruar nga sistemi i hyrje-daljeve te shtetasve shqiptare i quajtur TIMS. Megjithate ai ka hezituar te paraqitet prane prokurorise duke vonuar zbardhjen e deklarates se bashkejetueses se tij Albana Vokshi sipas se ciles firma Vision Contruction i ka dhene 20 per qind te aksioneve biznesmenit Dritan Avllaj ne kembim te lejes se ndertimit.

Grupi hetimor deklaron se ne adrese te Tartarit eshte nisur nje tjeter fletethirrje ndersa eshte marre serish kontakt per te saktesuar serish diten e pyetjes se tij ne prokurori. Biznesmeni Arjan Tartari eshte thirrur ne prokurori diten e marte ndersa ka shtyre me 24 ore ardhjen ne prokurori. Diten e merkure skadonte afati i fletethirrjes ndersa ne oret e pasdites ka marre kontakt me grupin hetimor duke u deklaruar se ndodhej jashte shtetit thane burimet nga njesia Task-Force. Sipas tyre ne adrese te Arjan Tartarit eshte nisur nje tjeter fletethirrje ndersa serish eshte marre kontakt.

Biznesmenit Arjan Tartarit i eshte nisur nje tjeter fletethirrje per deshmi ne kuader te hetimeve per lejet e ndertimit dhe koncesionit te HEC-eve. Per kete ceshtje kane deshmuar biznesmenet Dritan Avllaj Rrahman Selmanllari Fatos Skeja Ylber Cami dhe Kujtim Hasa nderkohe qe hetimet do te plotesoheshin me deshmine e Tartarit pasi deputetja Vokshi ka deklaruar ne nje dalje publike se bashkejetuesi i saj i ka dhene 20 per qind te aksioneve nje biznesmeni ne kembim te lejes se ndertimit. Nga kontakti telefonik biznesmeni ka deklaruar se gjate kesaj jave do te udhetoje jashte shtetit per arsye pune ndersa ne fundjave mberrin ne Shqiperi. Ai ka deklaruar se seanca e pyetjeve mund te zhvillohet ne fillim te javes se ardhshme thane hetuesit e ceshtjes te cilet konfirmojne se ne prokurori mund te rithirret serish biznesmeni Rrahman Selmanllari i cili nepermjet avokatit ka deklaruar se ka dhene ryshfet per marrjen e lejes se ndertimit. Nje akuze te tille Selmanllari nuk e kishte deklaruar para hetuesve te ceshtjes.

Prokuroria deklaron se eshte ne fund te hetimeve per akuzat e lejes se ndertimit ndersa puna eshte perqendruar per verifikimin e koncesioneve te HEC-eve. Ditet e fundit hetimet per koncesionet e HEC-eve jane intensifikuar dhe krahas marrjes se materialeve nga ministria po shikohet mundesia e thirrjes ne prokurori te te implikuarve. Grupi hetimor deklaron se do tu dergoje fletethirrje te gjithe personave te permendur nga politika perfshire ketu edhe motren e deputetes Vokshi. Nderkohe hetuesit e ceshtjes kane marre ne Keshillin e Ministrave procedurat e ndjekura dhe dokumentacionin e administruar ne rastin e dhenies se lejeve koncesionare per kerkimet ne fushen e naftes dhe ndertimin e HEC-eve per llogari te Arian Tartarit.

Dokumentet e sekuestruara po analizohen nga prokuroret e ceshtjes te cilet ne fund do te vendosin edhe per hapat e metejshem. Hetuesit e ceshtjes pohuan se deputeti i PS-se Brace ka depozituar nje numer te konsiderueshem vendimesh ne lidhje me kete ceshtje. Por sipas tyre te gjitha keto vendime jane rimarre edhe njehere ne ministri pasi nevojiteshin shkresat origjinale. Hetimet kane nisur per verifikimin e procedurave te hapjes se tenderit per koncesionet menyren e perzgjedhjes se firmes fituese si dhe hetimin per ndikimin e mundshem qe mund te kete pasur ish-keshilltarja ekonomike e Kryeministrit Sali Berisha tashme deputetja e Partise Demokratike Albana Vokshi per perzgjedhjen e firmes fituese. Sipas akuzes pjese e hetimit eshte edhe roli i motres se Albana Vokshit Mimozes e cila ne ate kohe ishte drejtoreshe koncesionesh dhe privatizimesh ne Ministrine e Ekonomise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›