Trafiku i makinave ne kater qytete
Prokuroria e Antimafies Italiane po zhvillon hetime ne Shqiperi per nje grup te mirorganizuar te trafikut te automjeteve. Dhjetera mjete motorike jane trafikuar nga Italia drejt vendit tone ndersa prej me shume se dy vitesh te dhenat po verifikohen ne Prokurorine e Tiranes. Kjo e fundit i kerkoi gjykates ekzekutimin e nje leter-porosie nga Prokuroria e Barit e cila kerkoi informacione per 17 shtetas shqiptare qe dyshoheshin per kete veper penale. Burime nga akuza qendrore thane per gazeten se leter-porosia ka filluar te ekzekutohet nga akuza kryeqytetase dhe grupi hetimor ka kryer nje sere verifikimesh duke marre ne pyetje disa te dyshuar. Paralelisht me zhvillimin e hetimeve akuza i ka urdheruar sherbimet e policise te mbajne te sekuestruara mjetet e bllokuara ndersa ka dyshime se ky rrjet i trafikut te mjeteve motorike eshte shtrire ne disa qytete te Shqiperise.
Ekzistojne dyshime se mjetet motorike jane trafikuar ne Tirane Durres Elbasan dhe Shkoder ndersa prokuroria ne bashkepunim me zyren e Interforces Italiane ka marre kontakte me perdoruesit e ketyre mjeteve per ta zbardhur me tej kete trafik te mirorganizuar. Nga burimet e akuzes kryeqytetase mesohet se per kete ceshtje kane mberritur informacione nga Prokuroria e Barit ndersa ne drejtim te Shqiperise ka udhetuar nje grup prokuroresh italiane qe kane marre kontakte me homologet shqiptare. Puna eshte bashkerenduar pas nje takimi te Kryeprokurores shqiptare Ina Rama dhe zv.prokurorit te Antimafies Italiane. Hetuesit italiane i kane servirur dorazi materiale te tjera ndersa pala shqiptare po kryen veprime ne kuader te procedimit italian. Jane marre ne pyetje dhjetera persona per disa mjete te trafikuara ne vendin tone. Vendi i origjines i ketyre mjeteve ishte Italia ku dhe jane denoncuar si te vjedhura thane burimet nga Prokuroria e Tiranes e cila sakteson se ka marre informacione per levizjet e 17 personave te dyshuar nga Italia si trafikante automjetesh.
Mesohet se ne shume raste automjetet ngjasonin me ato te denoncuara ndersa kishte dyshime se shume prej tyre jane klonuar. Per te mundesuar rikthimin e ketyre mjeteve ne Itali akuza shqiptare dhe ajo italiane kane nenshkruar marreveshje bashkepunimi. Ne lidhje me dosjen Prokuroria e Barit vazhdon hetimet paraprake per aktet e krimeve ne bashkepunim dhe dergimin ne menyre te paligjshme drejt Shqiperise te mjeteve autovetura te medha vetura etj. te vjedhura ne Itali kryer nga nje organizate kriminale e perbere nga shtetas shqiptare dhe italiane. Nga hetimet ka rezultuar se behet fjale per mjete te vjedhura naten ne brendesi te parkingjeve prane banesave duke marre edhe celesat e ketyre mjeteve. Pasi vidhen keto mjete autoret bejne ndryshime ne telajo i pajisin me targa false dhe me leje qarkullimi ose me certifikata pasurie te vjedhura ne faqe te bardhe apo me kode mekanografici te nderruar. Keto nderhyrje te bera ne mjetet e vjedhura kane mundesuar qarkullimin e tyre ne Itali duke i vene ato ne emer te shoqerive ose te njerezve te panjohur dhe duke provuar disa here per tiu shmangur kontrolleve te bera nga forcat e policise prane kufirit.
Sipas Prokurorise se Barit shume nga keto veprime dhe kryesisht dogana e ketyre mjeteve ne Bari eshte realizuar nga shtetasi shqiptar Frederik Seferi. Pasi mjetet transportoheshin ne Shqiperi dokumentet perseriteshin edhe nje here ne menyre qe te sigurohej shitja ose ato te perdoreshin nga vete trafikuesit.