E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, plagoset me thikë një person në Kashar

Një person është plagosur me thikë mesditën e sotme në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Kasharit ku shtetasi Dashamir Sorra është qëlluar me thikë nga Alfred Sulaj.
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes ndërkohë që policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›