E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS status të veçantë dhe shërbime falas

15/03/2012  Të përndjekurit, e majta kthen sytë në prag zgjedhjesh

Kategoria e ish-të përndjekurve dhe premtimet ndaj kësaj shtresë kanë nisur të zënë një pjesë të rëndësishme të debatit politik. E kthyer në traditë, kampet politike së bashku me përgatitjet organizative për proceset zgjedhore piketojnë dhe fushat në të cilat do të përqendrohen premtimet elektorale. E njëjta situatë shfaqet aktualisht me shtesën e ish-të përndjekurve politikë, ku secila palë nxiton të shpalosë opsionet e saj në ndihmë të kësaj kategorie. Pas deklaratave të Kryeministri për skemën e dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit Partia Socialiste shkon më tej duke propozuar miratimin e një ligji të ri për këtë shtesë.

Propozimi

Partia Socialiste përmes kryetares së grupit të punës për çështjet e ish-të përndjekurve Keti Bazhdari bëri publik propozimet e saj lidhur me hartimin e një ligji të ri për këtë kategori. Sipas saj, PS-ja kërkon uljen e moshës së përfituesve në 75 vjeç, zgjerimin e grupit të përfituesve dhe zbatimin e një shpërblimi progresiv, thjeshtimin dhe shkurtimin e procedurave të dëmshpërblimit si dhe dhënien e një statusi të veçantë për ish-të përndjekurit.

Kundërvënia

Në deklaratën e saj për shtyp përfaqësuesja socialiste nuk kurseu kritikat ndaj shumicës parlamentare. Duke vijuar replikat në distancë mes tyre, PS-ja e PD-ja akuzojnë njëra-tjetrën për abuzim me këtë kategori. “Bazuar në të pavërtetat e pafundme, që po i thuhen çdo ditë popullit nga tellallët e qeverisë me në krye mjeshtrin popullor të demagogjisë Sali Berisha, ne si grup pune i Partisë Socialiste që mbrojmë çështjet e të përndjekurve kundërshtojmë me forcë projektmashtrimin e radhës në dëm të kësaj shtrese dhe krejt popullit. Në këtë projektmashtrim pretendohet se numri i ish-të burgosurve që janë gjallë mbi 85 vjeç dhe që do të përfitojnë dëmshpërblimin e plotë brenda vitit është mbi 400”, - u shpreh Bazhdari. Në vijim të këtij qëndrimi Bazhdari theksoi se “ky pretendim është absolutisht fiktiv dhe me efekte kryekëput propagandistike dhe korruptive. Sipas informacionit të marrë nga shoqatat e ish-të përndjekurve, ky numër nuk i kalon 50 veta”.

Halimi akuza ndaj PS-së

“Veprimi më hipokrit që mund të bëjë një forcë politike, që mund të bëjë ish-parti komuniste apo Partia Socialiste, që për 50 vjet masakroi me qindra gra, burra dhe fëmijë. Për 8 vjet PS-ja dha zero lekë për të përndjekurit, zero skemë pensioni. Është e papranueshme të derdhësh sot lot krokodili”, - tha Halimi.

ropozimi i PS-së

Uljen e moshës në 75 vjeç për ata që do dëmshpërblehen këtë vit.

Zgjerimin e grupit të përfituesve dhe zbatimin e një shpërblimi progresiv të dëmit.

Thjeshtimin dhe shkurtimin e procedurave dhe mbulimin e kostove nga shteti.

Dhënia e statusit të veçantë, ku përfshihen shërbimet publike falas për ta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›