E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy të rinj hapin zjarr mbi postbllokun e policisë

Efektivët e grupit të gatshëm të Komisariatit të Policisë së Laçit janë gjetur nën zjarrin e armëve dje paradite. Dy të rinj, që udhëtonin njëri me veturë dhe tjetri me motoçikletë, nuk i janë bindur urdhrit për të ndaluar në postbllok në shëtitoren e qytetit të Laçit dhe kur policët kanë këmbëngulur, ata janë përgjigjur me të shtëna armësh. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, njëri nga të rinjtë, që ndodhej në motoçikletë, ka zbritur nga ky mjet dhe duke shtënë me armë në drejtim të policëve ka hyrë në veturën e shokut të tij. Më pas, dy të rinjtë janë larguar me shpejtësi. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka pasur të plagosur. Policia tha se është bërë i mundur identifikimi i dy personave që përdorën armët, por ata nuk janë kapur ende.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›