E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri për një femër, rrëmbehet dhe rrihet i riu

Sherri për një femër ka shtyrë katër persona të marrin peng dhe të dhunojnë një të ri. Ngjarja ka ndodhur në Lezhë gjatë ditës së djeshme, kur Emiljano Colaj është rrëmbyer dhe rrahur për disa minuta nga disa të rinj, të cilët janë arrestuar. Policia e Lezhës njoftoi dje arrestimin e Sokol Ivanajt, 35 vjeç, Florian Rudit, 24 vjeç, Anton Rudit, 19 vjeç dhe Ferdinand Palajt, 19 vjeç. Këta persona akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr në mënyrë të paligjshme lirinë 24-vjeçarit Emiljano Colaj. Ata e kanë hipur atë me forcë në automjetin tip "Alfa-Romeo", me targa LE 4064 A dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij. Colaj është lënë i lirë pas disa minutash, por për policinë, katër të arrestuarit kanë konsumuar veprën penale të heqjes së lirisë së tjetrit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›