Godet me qytë arme qytetarin, procedohet oficeri i policisë gjyqësore
Denoncohet në polici dhe Prokurorinë e Vlorës, një oficer i policisë gjyqësore të Gjirokastrës. Akuzuesit janë një qytetar i thjeshtë vlonjat dhe një nga uniformat blu të sallës operative të Drejtorisë së Policisë. Mësohet se oficeri i policisë gjyqësore Gjirokastër, Bujar Madani, ka shkatërruar pronën e qytetarit Ali Dauti, duke shqyer murin nga pjesa jugore, rrjetin elektrik, hidraulik. I ndodhur para këtij fakti, Ali Dauti së bashku me një punëtorin e tij, Ujkan Elezi, në mëngjes kanë lajmëruar sallën operative, pranë Drejtorisë së Policisë, Vlorë. Sipas denoncuesit, teksa pritej të mbërrinte policia, Bujar Madani ka hyrë në banesën e tij me pistoletë në dorë dhe e ka kërcënuar me fjalët "Do t‘ju vras, do t‘ju zhduk" dhe me fundin e pistoletës ka qëlluar në kokë shtetasin Ali Dauti dhe punëtorin e tij, Ujkan Elezi. I lënduari është shtruar në spital me fraktura të rënda në kokë dhe aktualisht ndodhet në repartin e kirurgjisë ku dhe u është nënshtruar ekzaminimeve dhe kurave të nevojshme. Pas këtij fakti, Prokuroria dhe Policia e Vlorës kanë regjistruar çështjen penale në ngarkim të kolegut të tyre me detyrë pranë Prokurorisë Gjirokastër, lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale të "dhunimit, shkatërrimit të pronës, kanosjes dhe rrahjes së qytetarëve, duke shpërdoruar detyrën. Por këto nuk janë akuzat e vetme për të cilat është denoncuar Madani. Burime të sigurta pranë policisë Vlorë pohojnë se oficeri Madani ka sharë me fjalë fyese punonjësin e sallës operative, Kastriot Limushi. Ky i fundit ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Vlorës ndaj oficerit Madani. Fakti konfirmohet nga organi i akuzës dhe mësohet se tashmë është regjistruar çështja penale me akuzën "fyerje për shkak të detyrës ndaj punonjësve të policisë".
Oficerët e policisë dhe Prokurorisë Vlorë kanë marrë në pyetje kolegun e tyre. Ndërkohë, mësohet se është lëshuar vendim për kryerjen e një ekspertimi mjekoligjor për të përcaktuar shkallën e goditjeve ndaj qytetarit Ali Dauti. Paralelisht me këtë hetim është lajmëruar dhe shefin e SHKB-së, Arsen Zekaj, i cili pohon se: "Jam njoftuar për këtë ngjarje të kolegut tonë dhe po veprojmë, lidhur me këtë kemi lajmëruar dhe kolegët tanë të Gjirokastrës ku ai vepron si oficer".
M.Marsi