E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy të vetëhelmuar, shpëton vetëm 42-vjeçarja

02/04/2009  Shkak, gjendja depresive

Fostoksina ka shtyrë drejt vdekjes së pashmangshme shtetasin Agim R. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e natës së kaluar në Durrës teksa 47-vjeçari është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës. Viktima e ka pirë lëndën helmuese në orët e mbrëmjes në rrethana ende të paqarta dhe sapo është kuptuar helmimi i tij ai është dërguar nga të afërm në spital. Edhe pse mjekët e repartit të toksikologjisë kanë bërë të gjitha përpjekjet për ta mbajtur në jetë ka qenë e pamundur. Ndërkohë një tjetër helmim është regjistruar në Elbasan, ku një grua 42-vjeçare ka tentuar të vetëhelmohet me fostoksinë. Emine M. lindur në fshatin Godolesh dhe me banim në lagjen “5 Maj” është gjetur në dhomë pasi kishte konsmuar helmin e fortë të fotoksinës. Menjëherë familjarët e kanë trasportuar drejt spitalit kirurgjik të Elbasanit. Pasi ka marrë mjekimin dhe i është nënshtruar lavazhit mjekësor duke dalë nga gjendja e vështirë. Sipas të të dhënave të para nga policia, gruaja ka qenë në gjëndje depresive kur ka kryer aktin vetëvrasës. Gjëndja e vështirë ekonomike dhe problemet që ajo haste kanë bërë që të mos përballojë realitetin dhe të tentojë ti japë fund jetës me helm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›