Efektet e krizës mbyllin dyert e 1900 bizneseve
02/04/2009 Shifrat në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për tre muajt e parë
Vetëm tre muajt e parë të vitit rreth 1900 biznese kanë mbyllur aktivitetin. Shifrat bëhen të ditura nga kreu i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Bëhet fjalë për biznese që nuk kanë pasur më mundësi financiare për të vazhduar veprimtarinë e tyre. Kësisoj ose i kanë vënë drynin dyqanit, ose kanë ndërruar emrin e aktivitetit. Numri i këtyre të fundit gjithsesi, sipas drejtuesve të QKR-së, është i vogël. Faktori kryesor mbeten efektet e krizës globale në ekonominë e vendit. “Është e vërtetë që kriza ka prekur ekonominë shqiptare dhe kjo duket fare mirë në bizneset që çregjistrohen në QKR. Shumë biznese që panë të nevojshme të çregjistrohen kanë qenë duke operuar në industri të ndryshme. Sigurisht asnjeri nuk e dinte nëse do të godiste në këto industri apo jo”, - theksoi drejtori i QKR-së, Tomi Kola. Sipas tij, pjesa më e madhe e këtyre bizneseve e kanë mbyllur përfundimisht aktivitetin.
Statistikat
Po kështu edhe shifrat e bizneseve që kanë hapur aktivitet të ri rezulton të jenë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Sektorët më të prekur nga kriza, sipas Kolës, janë jo vetëm bizneset e vogla, por edhe kompani apo firma në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, si ndërtimi apo industria me fason. “Kryesore kanë qenë fasonistët që kryejnë aktivitet jashtë vendit, gjithashtu edhe industria e ndërtimit ka pësuar një ulje. Kjo lidhet jo vetëm me faktin e krizës, por edhe me lejet e ndërtimit. Është problemi i pronave që do të zgjidhet më së miri shumë shpejt”, - theksoi Kola.
Çregjistrimi
Për të mbyllur biznesin duhet që të interesuarit të paraqiten pranë QKR-së, e cila kryen çregjistrimin nga regjistri tregtar. Në rastin e çregjistrimit vullnetar personi fizik duhet të bëjë aplikimin për çregjistrim. Formularët e aplikimit mund të gjenden pranë zyrave të QKR-së dhe pasi plotësohen, ato duhet të dorëzohen përsëri në çdo sportel shërbimi të QKR-së ose në bashkitë e rretheve. Ato janë të veçanta për personat fizikë dhe për personat juridikë. Emri i subjektit tregtar do të konsiderohet i zënë, për një afat prej 6 muajsh nga data e çregjistrimit. Ekspertët e QKR-së e çregjistrojnë subjektin brenda një dite nga data e marrjes së vendimit përfundimtar, nëse subjekti ka shlyer detyrimet tatimore.
Bizneset e çregjistruara
Janar - Mars 2009 1894
Janar - Mars 2008 71