Kukës, identifikohet kufoma e gjetur në liqen

Burime zyrtare konfirmuan se viktima nga këqyrja e jashtme e saj, nga veshjet si dhe nga shenja te veçanta , u arrit te identifikohej nga familjaret si shtetasja Fllanza Rexhamati, 38-vjeç.
Shtetasja e lartpërmendur figuronte e shpallur në kërkim për “ largim nga banesa ”, që më datë 15-03-2012, ku rreth orës 13-30, është larguar nga shtëpia e saj në drejtim të paditur. Që prej asaj kohe u zhvilluan hetime intensive edhe nga Prokuroria për Krime të Rënda në Tiranë, po pa sukses.
“Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, si dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore Tiraëe, u kryhen një sërë veprimesh hetimore nga të cilat deri tani rezultoi se shkaqet e vdekjes së shtetases Fllanza Rexhmati, nuk kanë ardhur nga ushtrimi i dhunës apo e shkaqeve të tjera jo natyrore. Duke bashkëpunuar me strukturat e lartpërmendura, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje si dhe te shkaqeve te vdekjes se kësaj shtetase”, thekson zëdhënësi i policisë së Kukësit, Mirjan Hoxha.
Materialet e përpiluara do t’i kalojnë Prokurorisë për Krimet e Renda Tiranë.
2012-09-05 08:51