E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje pedofil me i kerkuari i FBI-se

Një pedofil i dyshuar ka zëvendësuar Osama bin Ladenin në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së. Erik Xhastin Toth 30 vjeçar, një mësues i një shkolle fillore private akuzohet për pedofili. Ai është në arrati që nga viti 2008, ku u identifikua nga auritetet federale të shtetit të Maryland pasi një pronografi me fëmijë u gjet në kamerën që kishte përdorur në shkollë. FBI e ka ndjekur atë në Illinois, Indiana dhe perëndim të Arizonës, por pa sukses.

FBI e ka shtuar tani atë në listën e njerëzve më të kërkuar, duke ofruar 100 mijë dollarë shpërblim për informacionet që do të çonin në arrestimin e tij.

Në top listën e njerëzve më të kërkuar ai nuk akuzohet për vrasje, por për prodhimin e pornografisë me fëmijë.

Themeluesi i Al Kaidës Osama bin Laden ka qenë njëri nga terroristët më të kërkuar në botë, para se të vritej në majin e vitit të kaluar nga forcat speciale amerikane në Pakistan.

FBI hartoi për herë të parë listën e 10 më të kërkuarve në 1950, kur një gazetar i kërkoi byrosë, emrat dhe përshkrimet e “njerëzve me problematike”, që ishin në arrati.

Që prej ateherë, lista ka rezultuar si një program i suksesshëm, kanë thënë zyrtarët e FBI.

Nga 495 burra e gra të përfshirë në listë që atëherë, 465 janë kapur apo lokalizuar. Nga këta 153, janë kapur pas informacioneve nga publiku, ka thënë FBI.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›