E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre termete godasin Ameriken Veriore

re tërmete kanë goditur Amerikën Veriore , ku më i fuqishmi kishte si epiqendër Meksikën. Instituti gjeologjik amerikan tha se tërmeti prej 7 ballësh ka goditur shtetin perëndimor të Miçoakanit.

Ai është ndjerë edhe në kryeqytet, në Meksiko City, ku ka lëkundur ndërtesat dhe ka detyruar njerëzit të dalin në rrugë. Ndërkohë që një tjetër lëkundje tërmeti me magnitude 6.9 ballë është regjistruar 93 milje në perëndim të La Dolce, në shtetin e Sonoras në Meksikë. Kjo është lëkundja e dytë pas asaj prej 7 ballësh në shtetin perëndimor të Miçoakanit, shume afër Meksiko City, ku ka lëkundur ndërtesat dhe ka detyruar njerëzit të dalin në rrugë.Nuk është raportuar menjëherë për dëme ose viktima.

Ndërkohë, një tërmet me 5.9 shkallë të Rihterit ka goditur shtetin perëndimor të SHBA-së, Oregonin dhe një tërmet me intensitet më të ulët ka goditur bregdetin e Kalifornisë qendrore. Nuk raportohen dëme materiale ose viktima.

Një tërmeti më i fuqishëm goditi një ditë më parë provincën Aceh të Indonezisë, që shkaktoi alarm për tsunami, pasi intensiteti i tij ishte mjaft i lartë, 8.6 ballë të shkallës rihter.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›