Kore forcohet pushteti i Kim Jong Un

Lideri i ri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i gëzon dhe dy poste që më parë mbaheshin nga babai i tij. Mediat shtetërore raportuan se Kim i ri është emëruar kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të partisë dhe anëtar i byrosë politike.
Vendimi vjen pasi Koreja e Veriut mbajti një konferencë të rrallë partiake ku pritej që Kim Jong un ti transferohej më shumë pushtet.
Gjatë këtij takimi, partia në pushtet promovoi liderin e ri si sekretar të parë dhe babain e tij të ndjerë si sekretar të përgjithshëm në përjetësi.
Ndërkohë, Parlamenti i Penianit do të mblidhet të premten për avancimin e procesit të kalimit të pushtetit tek Kim Jong Un, pas vdekjes së të atit në dhjetor të vitit të kaluar.
Ndërsa ditën e diel, Koreja e Veriut do të festojë 100-vjetorin e lindjes së themeluesit të vendit, Kim Il Sung, gjyshi i Kimit të ri, duke mbajtur një seri ceremonish masive.