Indonezi terhiqet alarmi per cunami
Alarmi për tsunamin, i vënë pas tërmetit me magnitudë 8.9 ballë në provincën Acen në Indonezinë veriore është tërhequr. Tërmeti kishte shkaktuar fillimisht një paralajëmrim për tsunami, dhe autoritetet vendore këshilluan banorët të ndërmerrnin masat paraprake. Lajmi për tërheqjen e gjendjes së alarmit është dhënë nga qendra amerikane e paralajmërimeve. Në deklaratën e dhënë thuhej se kërcënimi për një tsunami të mundshëm nuk ekziston më për pjesën më të madhe të vendit. Rajoni goditet shpesh nga termetet. Tsunami ne Oqeanin Indian ne vitin 2004 vrau 170 mije persona ne Aceh. Ndersa qendra gjeologjike ameirkane tha se termeti ne Aceh kishte epiqender rreth 33 km nën det rreth 495 km nga kryeqyteti. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë dhe ne Singapor, Tailandë dhe Indi.